domenica 18 luglio 2010

Muzeu arkeologjik i Tarkuinisë (2)

-Pjesa e dytë-

Në sallën pranë, poshtë dritares ndodhet një kapak tjetër. Megjithëse është ngjyrë gri dhe i thjeshtë si i pari, ai është pak i stolisur në ekstremet e tij. Mbishkrimi që është gdhendur mbi të na paraqitet, nga pikpamja letrare dhe konceptuale shumë i perfeksionuar, edhe se fatkeqësisht nuk është e mundur që të lexohet i gjithi: gërmat janë të prishura dhe guri është i ciflosur dhe nuk është e drejt që të kërkojmë ta gjejmë duke ndjekur kuptimin e fjalisë.

kapak sarkofagu

mbishkrimi_1

Pellazgo - Etrusk

Shqip

C

Qe

ANA

ana

NAS

nash

LA

la

ROI

roi

LARTHAL

I Larti

MATIUAL

I Maturi

CCLA

Ke krah

TI

Tij

ANATI

Ana Tij

VOI

vej

LAFTNI

lavdi

CERIM

kërkim

TE

te

MAHI

Madhi

SA

Za

MUTHITH

mu thith

Ne fundin e sallës së dytë të muzeut gjendet një sarkofag me një figurë burri të shtritë mbi kapak. Bazamenti na paraqet disa basoreliev të komplikuar që tashmë janë mbuluar nga mjergulla e kohës dhe duken si fantasma të vetvetes.

Figura e burrit në qëndrimin e tij të qetë duket shprehja e lumturisë, sikur të mos lexonim mesazhin që është gdhendur në gurin e kapakut, ne mundet që të mbesim me të tillë ndjesi.

Ndërsa mbishkrimi është një thirrje e dëshpëruar, e drejtuar ARNO- s, Krijuesit, për humbjen e gati të gjithë pjestarëve të familjes, ndoshta nga ndonjë epidemi.

Sa dhimbje të thellë kuptojmë nga këto fjalë:

Ke dënuar etëtit që të mbijetojë o Krijues!”.

sarkofag

mbishkrimi_2

Pellazgo – Etrusk

Shqip

DAINOA

Dënove

APAT

apat

RUI

ruj

LAROIAL

duke la rojtjen

FEKH

duke fik

ATA

ata

CRI

qe i ri

AI

ai

CALE

ka le

ONAS

jonash

ARNO

Arno

AI

ai

LAROI

la roi

ATIMIA

a timia

PUIA

gruia

APA

apa

AVIS

a fis

TER

tër

NES

nesh

Varret Vend – Kahrun dhe të tjera varre që gjenden në Tarkuini janë vënde kulti.

Rregulli, dhe pastërtia që i dallojnë shprehin dashurinë e madhe për paraardhësit tanë të largët, nga ana e atyre që ruajnë këtë kulturë dhe me pasion ja tregojnë vizitatorit. Vizitatorët mund që të lexojnë me sytë e tyre te mbushur me habi mesazhet, dhe mësojnë që të duan kë jetoi dhe vuajti si ne, shumë kohë përpara nesh.

Lucus a non lucendo, thoshte ironikisht Marco Fabio Quintiliano, duke pasur parasysh shtrembërimet e fjalëve për të gjetur rrënjët pikërisht të fjalëve.

Në fakt nuk ishte aspak “pylli i shenjtë që nuk bën dritë” rezultati i përpjekjeve i shumë gjuhëtarëve që kanë pasur iniciativë dhe janë përpjekur të gjejnë çelësin e gjuhës së Etruskëve, me anë të fjalëve gjarpëruese, që rrëshkasin nga duart dhe në më të shumtën e rasteve na bëjnë që të humbim orientimin.

Kanë arritur qëllimin e tyre vetëm ata që kanë pasur intuitën që të përdorin gjuhën shqipe.

Një falenderim i madh i shkon Profesorit Zacharie Mayani i Universitetit të Sorbonës të Parisit, që ka mësuar gjuhën shqipe, dhe ka thelluar njohjen me praktikën e bërë në Shqipëri, dhe kështu ka bërë të mundur të nxjerri në dritë të vërtetën. Një tjetër personalitet me kulturë të madhe është Profesori Skënder Rizaj i Universitetit të Kosovës në Prishtinë, që me ndihmën e gjuhës shqipe ka arritur që të interpretoj paleografinë e Tuqisë perëndimore të sotme, që në lashtësi ishte e banuar nga fise pellazgo – ilire.

Gjithashtu nuk duhen harruar studimet e thella të Profesorit Giuseppe Catapano, që me të njëjtën metodë i ka dhënë dritë të re gjuhës ezoterike të bregut tjetër të Mesdheut, Egjiptit faraonik ( në gjuhën shqipe fara (j)onë).

Marrë nga libri L’etrusco lingua viva e autores Nermin Vlora Falaschi

Nessun commento:

Posta un commento