domenica 23 maggio 2010

Etimologjia e fjalës art

Teksti që ju paraqitet është shkruar në vitin 1882. Shumë gjëra kanë ndryshuar që nga ajo kohë dhe disa fjalë të gjuhès shqipe kanë evoluar. Edhe disa deklarata të autorit do t’ju habisin sepse nuk janë në përputhje me aktualitetin por janë pjellë e kohës kur është shkruar ky tekst.

Për të fiksuar një epokë sado pak të përafërt për origjinën e gjuhës pellazge o shqipe në rajonin e gjërë të Kaukazit në Azi, sipas mendimit tonë, çdo hamendje bëhet pothuajse e pamundur, dhe mendja e njeriut që do të kërkoj të imagjinoj një gjë të tillë, do të humbasi në vorbullën e kohës: por pa frikë mund të themi që në Europë kjo gjuhë flitej në kohë shumë të hershme e përpara pushtimit Fenikas, dhe akoma më herët se gjuha greke të cilës i huazoi shkronjat dhe tingujt e shkronjave, për shkak të së cilave kjo gjuhë u pasurua dhe u pëhap kudo. Gjuha pellazgo-shqipe u quajt barbare sepse, sipas Kadmenjve gjithçka që nuk ishte greke ishte barbare; dhe barbarë u quajtën të varfërit pellazgo-shqiptar; në të vërtetë në përputhje me këtë që thamë na duket e arsyeshme të sjellim atë që Platoni shkruan tek Kratili:

Në qoftë se ju nuk gjeni shpjegimin e emrave grekë në gjuhën e vetë grekëve, kërkoni në gjuhën e barbarëve (d.m.th pellazgo-shqiptar), nga e cila shumë fjalë grekët kanë marrë.

Barbarë dhe dy gjuhësh quhen edhe sot e kësaj dite nga italianët, të gjithë shqiptarët që ndodhen në provincat jugore të Italisë, shpesh i quajnë edhe grekë.

Duke pranuar një herë dhe për gjithmonë egzistencën e një populli kaq të lashtë, gjuha e folur nga ky popull nuk mund që të jetë veçse primitive, e ashpër, e mbushur me bashkëtingëllore, dhe plotë me fjalë një rrokëshe. Kjo është gjuha pellazgo-shqiptare, siç mund të vërehet nga fjalët e më poshtëme: Ferr (gjemb, shkurre), Gardh, Pret, Thik, Lop, Shtjerr (qingj), Zërk (qafë), Diell, Lum që ka shumë ngjashmëri me flumen të latinëve, Burr, Bir, At, Ëma, Motër, Plot. Mund të sjellim me mijëra fjalë të kësaj natyre, por po ndalemi që të mos mërzisim lexuesin.

Një komb është i gjallë, në lulen e jetës kur ka leteraturën e tij. Pra jeton populli gjerman sepse jeton leteratura gjermane, jeton populli francez dhe ai italian sepse si njëri ashtu edhe tjetri kanë leteraturën e tyre. Në të kundërtën quhet i vdekur ai komb që nuk ka lateraturën e tij. Në të vërtetë gjuha e shqiptarëve të Azisë, të Greqisë, të Turqisë, dhe të Italisë, egziston vetëm në formën orale dhe nuk na ka lejuar që të na vijnë deri në ditët tona dokumente të shkruara, kështu që ky popull duke mos pasur leteraturë, gjuha e tij po shuhet. Ndër shqiptarët e Italisë në kohë të ndryshme dolën mendje të shëndetshëme dhe të forta. Ata shkruan poezi të bukura në gjuhën e tyre, këngë të bukura, shkruan, monografi, madje shkruan edhe epope, përkthyen Biblën, por shkrimet e tyre patën jetën e asaj luleje që në agim e deri në mesditë i jep kënaqësi me aromën e saj gjithkujt që i afrohet, pastaj thahet sepse askush nuk kujdeset për të, kështu që në darkë askush më nuk i afrohet. Shqiptarët po të mundnin në tërësinë e tyre të bashkohen, natyrisht do të formonin një komb të shklëlqyer; por fatkeqësishtë ndarë e të shpërndar, në vënde të ndryshme të botës, dhe ç’farë është akoma më keq janë në mosmarrëveshje midis tyre, ata nuk kanë formuar një komb dhe nuk mund të kenë leteraturë të tyren.

Gjuha shqipe nuk është tjetër veçse gjuha e Pellazgëve. Ajo është shumë e vjetër, është primitive, është autonome, nuk rrjedhin nga asnjë gjuhë tjetër.

Duke pasur parasysh këto që thamë më lart, është për ne mjaft e lehtë, me anën e kësaj gjuhe të lashtë, që të mundim të gjejmë etimologjinë e fjalës Art, e cila akoma është e mbledhur në errësirën e kohës. Etimologia për të qënë e vërtetë , nuk duhet që të mbështetet mbi hamëndje fantastike, nuk duhet të krijohet siç bëhet zakonisht, duke hequr rrokje, o me zëvendësim shkronjash; dhe nuk duhet që sajojmë dialekte imagjinarë ose egzistues; por etimologia duhet që të mbështetet mbi të vërtetën, duhet që të jetë spontane, dhe të mbajë brenda saj gjithë filozofinë e fjalës primitive, nga e cila duhet që të nxirret natyra dhe origjina e fjalës nga e cila ajo rrjedh. Fjala Art në gjuhën shqipe është emër, kështu që shqipëtarët për të treguar "se çfarë mund të bëni?", "Çfarë prodhimesh, produktet që ju mund të bëni?" thotë: Cië Art di e bën ti?-Ç’farë Arti di dhe bën ti?, Cië Art ësct ckiò?- Ç’farë Arti është kjo? Pra rrjedh nga rrënja e foljes Ardhur që do të thotë prodhuar rritje, arritur. Nga zgjedhimi i kësaj foljeje në kohët e duhura kemi Erdh që do të thotë është prodhuar, ka lindur, është arritur. Shqiptarët për të thënë lindi dielli thonë: Erdh Dielli. Art është e tashme e mënyrës urdhërore, në shqip thuhet: Art tij e mira (i ardhtë atij e mira), Art tij e liga ( i ardhtë atij e liga). Kush nuk sheh në këtë etimologji harmoninë, filosofinë dhe analogjinë e fjalës ART me fjalën primitive të gjuhës shqipe?

Marrë nga libri Studi filologici svolti con la lingua pelasgo-albanese i profesorit Stanislao Marchianò

Nessun commento:

Posta un commento