domenica 30 maggio 2010

Demetra, Poseidoni, Hadi

Demetra dhe Poseidoni

gjuha e perëndiveNë mitet e vjetër grekë të Arkadisë, Poseidoni paraqitet si përdhunues i Demetrës (Tokës). E ndjek që ta dhunojë, dhe ajo në përpjekjet e saj që të shpëtojë transformohet në pelë. Por Poseidoni e kupton dhe merr formën e kalit dhe futet në kopenë ku ndodhej Demetra e trasformuar në pelë. Kjo epokë i përkiste mbretit Ojjio. Atje vjen një kontakt me të, dhe nga kjo lidhje erotike pa dashje lind siç thonë mitet arkadikë, një vajzë që emri i saj nuk mund të thuhet. Por edhe në Elefsinë, në qëndrën kryesore të kultit të Demetrës, egzistonte tempulli shumë i lashtë i Poseidonit, që tregon se Pellazgët e lashtë e konsideronin Persefonin me dy etër: Zeusin (diellin) e Poseidonin (ujin). Demetra e turpëruar dhe e zemëruar nga ky dhunim i pabesë nuk dinte si të hakmerrej. Më në fund u qetësua dhe u la në lumin Ladona, që të shplante turpin. Gjithë këta emra që përmendëm kanë kuptimin dhe shpjegimin e tyre dhe nuk janë aspak të rastit. Përse të lahej Demetra në lumin Ladona e ç’tregon kjo gjë? Cili është ai lum që mund të shplajë turpin e një perëndeshe? E thotë emri i tij që është fjalë e përbërë nga folja Lja = laj, që ka lidhje me foljen λουο (laj) të greqishtes, dhe nga emri Doun = dhunë, turp, ofendim. Si tek fjala u bë dhunë, u bë rezil. Është e tepërt të theksojmë se ω e greqishtes së vjetër korrespondon me U edhe në shqiptimin e tij të vjetër edhe me fjalët korrespondonjëse të gjuhës arvanitase bie fjala Δωδωνν = Doduna, Δωρενσ = Durian, etj.

Pra Ladon = lladhun = lau turpin. Emri i mbretit Ojjio tregon ujin në gjuhën arvaniatse.

Hadi

Miti i Demetrës e i Persefonit lidhet drejtpërsëdrejti me perëndinë e botës tjetër, d.m.th. të elementit që ndodhet në thellësi të tokës dhe me fantazinë ose me logjikën e thjeshtë ka dy veti. Piksëpari, sundon shpirtrat e njërzëve të vdekur dhe së dyti vepron ose lejon mbirjen e bimëve si mbret i botës tjetër kjo perëndi quhet Hadi, dhe emrin e tij indologu i madh Max Müller e lidh me fjalën sanskritishte Adhiti. Por këtë mendim të Müller-it e kanë vënë në dyshim shumë studiues, midis të cilëve edhe Decharmi, e me të drejtë, sepse me termin Adhiti në vedat Indiane kuptohen shumë veti: Adhiti është qiell, Adhiti është era, Adhiti është nëna, babai dhe gjithë perëndia në të pesë racat. Adhiti është diçka që ka lindur dhe ajo që pritet të lind, na thonë Vedat, dhe bëhet e qartë që kjo fjalë që kërkon të gjitha ose të shpreh çdo gjë, i përket pikpamjes bazë të filozofisë orientale të konkretes së papërcaktuar dhe nuk ka asnjë lidhje me Hadin Pellazgjik.

Por le të kthehemi në gjuhën e pellazgëve, në gjuhën arvanitase që të marrim një përgjigje. Fjala Hadi ka gërmën iniciale A që merr shenjën e greqishtes dhasia e shqiptohet Hadis, kurse fillimisht para shekullit të VI p. K. Hades. Duke hequr sigmën (s) fundore merret rrënja Hade që përbëhet nga dy fjalë të vecanta. Nga folja ha e cila është fjalë onomatopeike e hapjes së gojës kur njeriu kërkon të përpijë diçka, të kapërdijë ushqimin, dhe nga fjala dhe tokë. Pra Ha + dhe = ai element që ka gërryer tokën, ka krijuar boshllëk e një hapje brenda tokës. Pra ka ngrënë tokën. Vendi bosh, barku i hapur në thellësitë e tokës ngjan shumë me shpellat e nëndheshme etj. Këto shpella që fillonin nga sipërfaqja e tokës dhe arrinin deri në thellësi të papërcaktuara brenda tokës, konsideroheshin nga grekërit e vjetër si portat e Hadit. Pra hadis – Adisi – Hades – Ha – dhe.

Marrë nga libri Gjuha e perëndive i autorit Aristidh Kola

Nessun commento:

Posta un commento