domenica 7 febbraio 2010

“Thot” i Katapanos, një vepër shkencore

Nga Maria Teresa Pisani - Grottaferrata

E njihja Shqipërinë pak, shkruan autorja e këtij shkrimi, pëenigma e gjuhes shqiper mua ka qenë një tokë e largët e panjohur pavarsisht se ajo gjeografikisht është shumë afër me vendin tim, pavarsisht se në krahasim me vendet e tjera kemi një histori komune që na lidh në të gjitha pikat e vështrimit historik. Shqipëria ky vend i shqiponjave afërsisht prej dy vjetësh kur rash në kontakt me gazetën historiko – kulturore dy gjuhëshe “Rrënjët” po më shtyn që të punojë pa rreshtur për ta njohur më nga afër këtë vend. Në disa studime që kam nisur dhe ato që kam shkruajtur për këtë truall dhe njerëzit e tij kam konstatuar se ky vend në të ardhmen do të jetë një pikë referimi i gjithë studjuesve, historianëve, gjuhëtareve, arkeologëve mbarë botëror për të zbuluar enigmat dhe plotësuar ato boshllëqe që tashmë dihen nga të gjithë mbi origjinën, historinë dhe qytetërimin e njerëzimit. Pikërisht ky refleksion rreth librit Thot me autor Giuseppe Catapano do të jetë një nxitje dhe një reflektim i cilido historiani ose hulmutuesi bashkëkohor.

Giuseppe Catapano, i Frashinetos, kërkimtar i kujdesshëm i kulturave Primitive inkuadrohet në numrin e madh të glotologëve, filologëve, historianëve që kanë bashkëpunuar mbi dijurinë e misterit tërheqës të njerëzimit. Ai dedikon librin e tij “Thot fliste shqip” arbëreshëve të pesëdhjetëepesë komunave albanofone të Siçilisë, të Puljës, të Kampaniës, të Molizit, të Lukaniës, të Kalabrisë, ndaj të cilave është i lidhur nga një miqësi e lashtë dhe nga kujtime të përzemërta dhe të forta. Lidhje të tilla janë përforcuar gjatë “Kursi i Kulturës së Lartë” i mbajtur në Rodi në 1936, nën kujdesin e Shoqërisë Kombëtare Dante Alighieri. Pati mundësinë, ndërkohësisht, të njihte personalitete të larta të botës shkencore dhe kulturore. Vizita e monumenteve të mëdhaja, si Sphinxi dhe Piramidat i shkaktuan një emocion aq të thellë sa e tërhoqën tek ndjenja fetare, të cilën mbarte edhe Thoti, si kumtar i Dritës dhe të Mirës së Epërme, Zotit. Thoti prezantohet si krijuesi i shkencës antike, burim njohjeje për dijëtarët më të mëdhenj të njerëzimit. Sipas studimeve shumëvjeçare, Catapano dikton tek Thoti përcjellësin e kulturës iliro-shqiptare në Meslindje deri në Egjipt. Metoda e kërkimit të tij bazohet mbi krahasimin shkencor e rrënjëve të shumë gjuhëve të lashta si Eskuera baskisht (E- Shkuera ne shqip = gjuhë e të shkuarës), shqip, hitit, hebraisht, koptisht (gjuhë liturgjike e të Krishterëve të Egjiptit). Studime të drejtpërdrejta në fusha të ndryshme: filozofi , teozofi , histori, arkeologji, etnologji, mitologji, matematik, kimi, fizik, natyralizëm. Nëpërmjet këtyre studimeve përfundon tek koncepti i: borea (etimoni i saj është bore, fjalë iliro-shqiptare, pra: borë e maleve më të larta, dëlirësi e zemrave, nga të cilët në kohët e lashta zbritën paraardhësit tanë, duke zënë gradualisht të gjitha rajonet e Europës e shumëpjesë të Azisë. Në këtë mënyrë ai përmbyt besimin tradicional, sipas të cilit qytetërimi nilotik gjente prejardhjen nga kryqëzimi midis racës të kuqe dhe të zezë dhe më pas të kësaj me atë të bardhë dhe të verdhë. Arët i përkasin kësaj familjeje të lashtë; fjala që i emërton ka të njëjtin etimon e të njëjtave zëra iliro-shqipëtare: Ar-i = ar; Are = të korrat, elbi, gruri, me  kuptim 1) ngjyrën e flokëve bjondë dhe të lëkurës ngjyrë ari i sfumuar; 2) të verdhat e të korrave, që simbolizojnë të Mirën si melodi e Kozmit, e mirë e arritur ndërmjet një pune të pandërprerë dhe të lodhshme, me nënkuptimin e qartë të lirisë, si çlirimi nga e keqja. Koncept që ai përfshin dhe shpiegon në formulën izoterike të teoremës së Pitagorës; sipas këtij kalkulimi matematik, fuqia e një njeriu, fuqia për të mposhtur Fatin është rizultati i dy përbërësve në fuqinë e dytë të forcës së Providencës+Fatit. Psh.: AB dhe BC = masat e katetit në fuqi të dytë dhe AC = hipotenuza në fuqi të dytë, pra AB + BC në fuqi të dytë = AC në fuqi të dytë. Thoti besohet të jetë paraardhësi i profetëve biblik, i filozofëve si Pitagora, Sokrati, Platoni, të cilët studionin dhe u mësonin të tjerëve konceptimin e tyre mbi njeriu si objekt kozmik për të arritur më vonë në njeriun që aspiron sferat trashendentale. Pra Thoti, iliro-shqiptar, ka përcaktuar linjat e punës fi zike dhe metafi zike në Shkollat e shumta të Eladës dhe të Athinës, të përhapura më vonë në Kalabrinë tonë. Thoti, në fakt, kishte mësuar shkenzat në tempullat dhe shenjtëroret e Egjiptit, ku Faraonët përfaqësonin fuqinë hyjnore dhe sphinx-et mbartnin kuptimin e Dijurisë e të shkuarës. Catapano përcakton Thotin si një kumtar hyjnor dhe e përafërson me Muhametin dhe profetët e ndryshëm. Tashmë është i nevojshëm një refl ektim: i vështirë ka qenë në të kaluarën dhe akoma i tillë ngelet mundimi për kërkimin e të Mirës epërore. E sigurt është që për të arritur dijurinë e Trashendentit, duke filluar nga bota e prekshme nevojitet përkushtimi ndaj ushtrimit të vazhdueshëm të perfeksionimit të gjendjes së vet psikofizik dhe shpirtëror, edhe nëpërmjet heqje dore, nëseduhet. Një koncept i tillë është akoma i përhapur në besimet perëndimore. “Per aspera ad astra” (“Nëpërmjet vështirësive tek yjet”). Veç kësaj, qëllimi i Giuseppe Catapano është ai i vërtetimit mbi çfarë u tha sipër, pra: Thoti, Përcjellësi i gjuhës së folur dhe më pas së shkruar shqip në tokat më perëndimore të Anatolias dhe të Egjiptit. Konfirmim i prekshëm u tregua gjetja e “Gurit të Rozetës”, në Rashid, lokalitet i ndodhur në Egjipt, në të majtën e lumit Nil, në 1799, gjatë punës së përforcimit të linjës ndarëse midis protektoratëve anglez dhe francez. Mbi këtë ndodhi, është e dobishme ti njohet një gjenerali të madh francez, Napoleone Bonaparte, meritën e rrethimit të vetes me arkeologë të vlefshëm dhe glotologë me kulturë, si Kapiteni Bouchard dhe Champollion. Kapiteni Bouchard vuri re që ai gur i zi bazalti paraqiste tre nënshkrime; pati përshtypjen që kishte të bënte me një test unik: greqisht, hieroglifi k, ghierati, dy gjuhët e fundit ishin, faktikisht, përkthimi i greqishtes. Më pas Champoillon iu dedikua me shumë zell studimit e tre karakterave. Kuptoi që gjuha egjiptiane nuk mund të ishte zhdukur komplet sidomos në zonën e gjuhës arabe, ku kultura egjiptiane kishte dominuar për shumë kohë.Ai njihte disa gjuhë europiane dhe meslindore, studioi atëherë edhe arabishten, gjuhët semite, kopton, gjuhën liturgjike e të krishterëve të Egjiptit. Kuptoi edhe që hieroglifët egjiptian ishin tre herë më shumë se ata grekë. Pra përmbyti besimin që çdo hieroglif përfaqësonte një koncept të plotë, por vetëm një letër. Ndërkohësisht suedezi Akerblad kishte njohur në tekstin demotik midis hieroglifi kut dhe greqishtes emërin e Kleopatrës në një nga pllakat arabe të Gurit të Rozetës. Zbulimi në radhe të dy obeliskëve të vegjël që përmbanin emërin e Tolomeut dhe nga krahasimi i tyre u shfaq menjëherë që një nga pllakat përmbante karaktera pak a shumë të njëjtë me ata të Gurit të Rozetës”. Ky u tregua çelësi i njohjes së vlerës së hieroglifëve egjiptian,“veçantitë” e kuptimit midis gjuhës egjiptiane dhe shqipes. Psh. disa simbole egjiptiane përkthenin fjalën mirë, shqip, mere copte, kuptimi i të cilës është Mirë, me të duar, dashuruar, nga vjen: dua mirë = dashuroj. A, tingull latin, “a”; A: letra e parë e Ain = në shqip Shqiponjë. Një shembull tjetër: GJ (tingull shqiptar “gj”) = gji, prehër, mitër, simbol i organit femëror për prokreimin. “A” = Atë, princip i parë; J = Folja Krijuese; “N” = Ji = Zot. Zoti, për shkak të përhapjes së dashurisë, lejon të kalohet nga Fuqia në Akt. Ja pra ku shfaqet lidhja e ngushtë midis simbolëve egjiptian dhe shenjat arbërisht, që tregojnë vlerën e Thotit si përhapësi i iliro-shqipes në të gjithë zonën kulturore të meslindjes dhe jugperëndimit. Çështja e të mirës kozmike dhe individuale si harmoni e bazuar mbi koerencën dhe sakrifi cën në një impenjim të vazhdushëm është gjithmonë një karakteristikë e Giuseppe Catapano, që ai transferon në edukimin e të rinjëve të kohës sonë, ndaj moralit të së cilës është një vëzhgues i kujdesshëm dhe sheh një mungesë miëqenieje morale që shpesh i tërheq drejt një arritjeje tunduese të disa modeleve sjelljeje të gabba ose akoma më keq imoral, dhe largohet nga koncepti i pastër i lirisë, liri, jo arbitër, por si çlirimi nga e keqja, ku ai përsërit vlefshmërinë e mësimeve të Thotit, kumtar i së Mirës, i Dritës Hyjnore. Megjithatë pikësynimi i tij themelor është pohimi i fortë i vlerës së Thotit, përhapësit të gjuhës shqip dhe të kulturës të një populli që një kulturë të tillë e ka trashëguar nga Atlantidi i dikurshëm, qëllim i ndikuar nga dëshira e njohjes së veprës ndërmjetëse të një race që dëshmon në mënyrë funksionale identitetin e tij ndërmjet gjuhës së folur dhe shkruar të Grekëve, Etruskëve Romak, dhe nga mbërrin krenaria e tij e të qenit arbëresh.

Burimi: gazeta historiko–kulturore dy gjuhëshe “Rrënjët”

1 commento: