domenica 29 novembre 2009

Pirro II

Pirro II (319 – 272 para Krishtit) mbretëroi në Epir nga 295 deri më 272 para Krishtit.

Ky mbret epiriot (me zanafillë thrako-ilire, ashtu si Aleksandri i Madh) donte të ripërtërinte bëmat e Aleksandrit të Madh. Ai fillimisht sulmoi romakët, të cilët i mundi në Herakle në vitin 280 para Krishtit dhe në Asculum në vitin 279 para Krishtit. Fitorja e fundit u arrit me shumë vështirësi dhe është zanafilla e shprehjes “fitore si e Pirros”. Pas shpartallimit të tij nga romakët në Benevento Në vitin 275 para Krishtit, ai u sul për pushtimin e Greqisë. Gjatë një prej ekspeditave të tij ai gjeti vdekjen, siç na thotë legjenda nga një tullë që i ra mbi kokë. Shënojmë kalimthi se përkrenarja e famshme kelte me brirë (cjapi apo dashi) që mbante Pirro II ishte e ngjashme me atë të Aleksandrit të Madh. Të njëjtën përkrenare mbante heroi kombëtar shqiptar Gjergj Kastrioti i mbiquajtur Skëndërbeu (1405 – 1468). Kjo emblemë mbretërore u bë edhe emblema e mbretit Zog I i Shqipërisë (1895 – 1961). Aleksandri i Madh është cituar shumë herë në Kuran me emërtimin “Aleksandri me dy brirë (Al Iskandar Z’ul Karnain). Kjo vërteton më së miri zanafillën e përkrenares me brirë që mbahej nga sovranët, në veçanti nga ata me zanafillë thako-ilire.

Ja disa shembuj të tjerë që vërtetojnë përkatësinë e epiriotëve dhe në veçanti të Mollosëve me etninë pellazge. Para së gjithash dhe së pari, emri Mollosë në shqip do të thotë malësorë . Në të vërtetë fjala malësor, malësi apo malës rrjedh nga rrënja parahelene dhe aq më tepër pellazge Mal, e cila kuptohet mjaft mirë në gjuhën shqipe. Shënojmë se malësorët me zanafillë thako-ilire ishin shtatlartë (ashtu si në kohët e sotme shqiptarët e veriut) në raport me grekët të cilët ishin më trupvegjël.

Më tej dhe së dyti, emri Pirro (Pirrohs) që do të thotë burri në gjuhën shqipe, rrjeth nga pellazgo-shqipja burrë, që do të thotë trim i mirë dhe burrë kreshnik. Nëse fjalës burrë i shtohet prapashtesa greke os kjo na jep burros (burrë-os) e shëndruar nga grekët në Pirrohs. A nuk është kjo një nga cilësitë e Akilit? Për ti mbushur me lavdi elitat, fisnikëria apo njërëzit e shquar të Epirit, shpesh ata i quanin fëmijët e tyre Pirrohs apo Neoptoleme. Së fundmi siç kemi vërejtur më sipër, një nga mbretërit e fundit të Epirit quhej Pirro II. Luftëtarët e këtij të fundit e quanin atë Shqiponjë. Si rrjedhojë ata do të bëhen fëmijët e shqiponjës. Qysh nga kjo epokë shqiptarët vazhdojnë të quhen bijtë e shqipes, d.m.th. në gjuhën e tyre Shqiptar. Sot janë të huajt që i quajnë ata Albanias, Albanian, Albani, Albanese.

Marrë nga libri MIKENËT=PELLAZGËT, Greqia ose zgjidhja e një enigme i autorit Mathieu Aref

domenica 22 novembre 2009

Fjalë në mbishkrimet etruske (2)

-Pjesa e dytë-

Cutu : Kutu

Në revistën italiane “Atlante”, prill 1984, etruskologët italianë dhanë lajmin se kishin gjetur dhe zbritur në varrin e familjes Cutu. Këtë emërtim etruskologët e dhanë sepse në shumë varre prej guri dhe në urnat e varrit të përgjithshëm gjetën të gdhendur fjalën Cutu. Fjalët e gdhendura në gur, sipas italianëve, ishin kuptime të zakonëshme të emrave të të vdekurve (emrin personal, emrin e familjes, emrin e babait dhe emrin e nënës në rastin e fjalive me katër fjalë). Në bazë të këtyre shkrimeve në “Atlante”, jepet lajmi se etruskologët kanë ndërtuar dhe pemën familjare (gjeanologjike), që lidhte të vdekurit.

Shënimi mbi varr është:

ARNO CAIS CUTU FELUSA

(ARTH KAIS KUTU FELUSA)

Në një tjetër varr është shënuar:

AU CUTU FIPIAL

Në këtë rast, sipas studiesve italianë, kemi heqjen e fjalës CAI, për të mos treguar orgjinën prej shërbëtori që shpreh kjo fjalë, duke lënë vetëm mbiemrin CUTU të familjes CAI = KAI, në shqip kuptohet edhe si Qaj.

Sigurisht shqyrtimi më me kujdes i gjithë materialit epigrafik, mund të dëshmojë nëse CUTU është mbiemri i familjes, ose është fjala CUTU , fjalë e zakonshme që vendoset në varr me kuptimin KËTU siç i thonë çamët KUTU.

Haron

Në fjalorin e gjuhës etruske të D’Aversa thuhet:

Harun, Karon-ni i cili në ikonografinë etruske nuk është ai që përcjell të vdekurit në botën tjetër, por është dëshmitari dhe ekzekutuesi i vdekjes”

Në bazë të këtij shpjegimi që japin vetë autorët antikë mund të themi se:

Harun, Haron mund të jetë Ha Ron,

Ron, Rnoj në shqip ka kuptimin Jetoj

Ron, Rnon ka kuptimin Jetë

Ha në shqip ka kuptimin e foljes Ha

Në mitologji kemi edhe Hades, bota e nëndheshme, vendi i të vdekurve.

Pra del si rastësi interesante:

1- Haron = Ha Ron = Ha Jetë

2- Hades = Havdes = Ha të vdekurit

Fjala RNO mund të na çojë në një A RNO me kuptimin ashtë jetë. Shkrimi Arno me format e tjera Arnth, Arnthi, Arnthial haset shumë shpesh në epigrafinë etruske.

Marrë nga libri Një shqiptar në botën e etruskëve i autorit Ilir Mati

domenica 15 novembre 2009

Fjalë në mbishkrimet etruske

-Pjesa e parë-

Zemla

Në një pasqyrë etruske kemi të vizatuar një skenë dashurie në të cilën si personazhe kemi perëndinë Apollon, që është duke vështruar puthjen e perëndisë etruske të qejfit Fuflun me një femër të re me emër të shënuar pranë saj: Zemla.

Pyetje: mos fjala Zemla ka mbërritur deri më sot me anë të shqipes në formën Zemër?

Shënim: Nëse përqasja e fjalës Zemla me Zemër është e vërtetë, ashtu si edhe shumë fjalë të tjera etruske, mendoj se ato janë dëshmi të sigurta jo vetëm për raportet që gjuha shqipe që flasim, ka pasur dikur me kulturën etruske, por edhe të mbërritjes së këtyre dëshmive në kohët moderne.

Zemla

ZEMLA

Tin, Ita

Perëndia më e lartë e etruskëve ishte Tin ose Tinia, të cilën romakët e quajtën Giove.

Në një vazo të gjetur në Dodonë, e cila ruhet në muzeun e Luvrit shkruhet: THEOZOTO.

Theo në greqisht është Zot, pra kemi: Zot Zoto.

Te Buzuku kemi: Tin Zot.

Te etruskët kemi: Tin, Tinia.

Në etruskologji perëndia Tin mban në dorë tri rrufe, me të parën lajmëron (bubullin), me të dytën shfaqet (vetëtin) dhe me të tretën qëllon (shkreptin).

Në fjalët shqip: Vetë-tin, Shkrep-tin, Bubull-in mos vallë kemi edhe emrin e perëndisë Tin simbol i të cilit ishte rrufeja?

Perëndi tjetër e etruskëve është edhe Ita. Vendin në të cilin kjo perëndi ka lerë shqipëtarët e thërrasin Tale ose edhe Itale.

Në necropolin e Durrësit është gjetur emri EITALIA, datuar në shekullin IV – III p.K.

Marrë nga libri Një shqiptar në botën e etruskëve i autorit Ilir Mati

domenica 8 novembre 2009

Varret “Vend-Kahrun” të Tarquinisë (2)

-Pjesa e dytë-

Gjithashtu në varrin Vend-Kahrun, përballë hyrjes ka një mbishkrim përmbi mur zbukuruar me një zbukurim të dyfishtë, ku dafina ndërthuret me një shirit të kuqe të errët: bashkësia e kësaj pikture materializohet në numrin 8 horizontal. Në fillim 8-ta është i madh, pastaj shkon duke u zvogëluar për të përfunduar me një degë që shkon lart. Siç dihet, numri 8 ka qënë gjithmonë simboli i infinitit, dhe kjo pikturë mund të simbolizojë rrugën që i vdekuri duhet që të ndjekë, për arritur nga “infinite” të vegjël e deri në fundin e Gjithë Universit.

clip_image002[5]

Pelasgo-Etrusco

Albanese

ANI

Ana

NAS

Nash (neve)

ARNO

Arno

CE

LUS

Lus

THANKHEI

Thanje (gojore)

LUS

Lus

ATI

Ati

A

â (që ka)

LA

La (lënë)

FILS

Fisin

XXXIX

39? (vjeç?)

Në këtë mbishkrim fjala ARNO meriton një analizë të veçantë. Në të shkuarën ARNO do të thoshte KRIJUES dhe ndoshta për këtë arsye i ka dhënë emrin lumit rreth të cilit janë krijuar qytetërime të mbëdhaja siç është Firence. ARNO në gjuhën shqipe ka humbur kuptimin fillestar të saj dhe sot do të thotë thjesht restauroj.

Marrë nga libri L’etrusco lingua viva e autores Nermin Vlora Falaschi

domenica 1 novembre 2009

Varret “Vend-Kahrun” të Tarquinisë

-Pjesa e parë-

Në Tarkuini midis gjelbërimit të livadheve dhe kodrave që bëhen edhe më shumë sugjestive nga pemët e ullinjve shekullor dhe luleve shumë ngjyrëshe, gjenden shumë varre etruske.

Thuhet “i heshtur si një varr”. Por ato varre “flasin” shumë , dhe jo vetëm aty ku mendimi është i fiksuar me një koment epigrafik, por edhe në ato varre ku një emblemë zëvendëson fjalët. Një lule, një vizatim gjeometrik, një qiell me yje, një kafshë, shprehin një simbol që prezanton idenë dhe stimulon mendimin.

Një nga varret më interesante të Tarkuinisë, për sa i përket paleografisë së pasur të sajë, por edhe për një bashkësi emblemash floreale , është varri VANTH (në shqip vend quhet atdheu).

Për të filluar, lexojmë dhe përpiqemi të interpretojmë këtë mbishkrim interesant:

clip_image002[7]

Pellazgo-Ertusk

Shqip

   

FEL

Fal

ANI

Ana

NAS

Nash (neve)

FE

Me fe

LUS

Lus

CLAN

Klaneve (familjarëve)

AI

Ai

I AFRS

I afërt

IU RU

Iu ru (u ruajt)

XXII

22? (vjeç?)

Dy karakteristika dallojnë këtë përkushtim të dashurit të tyre të vdekur.

(ME) RU në gjuhën shqipe do të thotë për të ruajtur. RUNE janë gjëra të “ruajtura mirë” , dhe është e ditur që rune janë mbishkrime të gdhendura në dru kryesisht në Gjermani, Norvegji, Islandë, Suedi, Skoci, Danimark, Rumani, Bosnje dhe vende të tjera me karaktere të ngjashme me ato të Etruskëve. Pak kopje kanë mbetur për shkas të prishjes së drurit si material. Për rune ka shkruar edhe historiani romak Publio Cornelio Tacito në veprën e tijë “Germania”.

Një tipar i veçantë i këtij varri të jashtzakonshëm është se pranë perëndeshës me krahë Vend (VANTH) e cila kishte një rëndësi të madhe tek etruskët për misionin e sajë si shoqëruese e të vdekurve që meritonin parajsën e heronjve, gjejmë edhe perëndinë me krah Kahrun (KHARUN) Që shpjegohet kah = i drejtuar nga, run = ruan, që do të thotë, i drejtuar drejt pafundësisë, përjetësisë.

Marrë nga libri L’etrusco lingua viva i autores Nermin Vlora Falaschi