domenica 27 settembre 2009

Origjina Ilirike e Oristanos

nga Alberto Areddu

Poleonimi 1 i Oristanit paraqitej në antikitet (Aristianis limne, sipas gjeografit bizantin Giorgio Ciprio), në të njëjtën formë që ka edhe sot në dialektin e zakonshëm: Aristanis; deformimi në formën Oristano ka ndodhur më pas (duke nisur me gjeografët e toskanës të shek. të XII)

Interpretimi që i eshtë bërë si një toponim afrikanizues nga –an (Terracini), ashtu si ai që tenton ta nxjerr si një emër jo të demostrueshëm të një pronesie që zë fill nga Aristius (De Felice; Pittau) janë pa baza; prapashtesa –anis rishfaqet në substrat (krahaso psh. Lesanis).clip_image002

Shpirti i vendit (Spiritus loci 2 ) duhet të na dëftojë ose të na japë një rrënjë të përshtatëshme me karakteristikat, mjaft të veçanta, të territorit.

Oristani ndodhet pak km. nga bregdeti në brendësi të të njëjtit gji që maban të njëjtin emër, në afërsi të kënetës S. Giusta, por emërtimi “portu” (port) në mesjetë të lë të mendosh se ishte me pamje nga bregdeti.

Interpretimi ynë i parë mund të na shtyjë të shohim në format e risjella nga gjeografët toskanë Arestagno, Aristanno një gjurmë të një vazhdimësi të qëndrueshme nga latinishtja stagnum (krahaso Spano mbi përcaktimin e ‘stagno’). Por nëse interpretimi ështe i përligjur topografikisht, nuk është i përligjur në aspektin gjuhësor: nga latinishtja stagnum do të kemi në gjuhën sarde *stannu, dhe duke mos parë ndonjë arsye për humbjen e dyzimit akoma më pak kuptohet një Ari- fillestar letrar.

Ndërsa çelësi ilirik i zbërthimit na ofron më shumë përgjigje; edhe këtu ashtu si në gjuhën Kelte egziston një parashtesë ar- “pranë” (Kelte are-, ari- “pranë”; krahaso në gjuhën Umbre ar- për ad-) e cila për më tepër gjendet në toponime të tjera sarde; pra, “pranë” kujt? Përgjigja më e përshtatëshme është një “hyrje/grykë”: krahaso gjuhën antike indiane ustha- “buzë, gojë”, po kështu kemi në gjuhën avestane (perse antike) aošta-, aoštra- (<*əus), latinisht ōstium “hyrje, grykë e lumit” (= sllavisht *ustьje); sllavishte antike usta “hyrjet/gojët”; sllavisht *ustьje hyrje/gryk”; sllavishte antike ustьna, sllovenisht ûstna “buzë” (nga e njëjta bazë mund të krahasoni qytetet thrake të Ostaphos, Ostudizos).

I njëjti diskutim solidal besoj duhet kryer edhe për zonën turistike Olbieze të Porto Ìstana (i quajtur kështu në shek. XIV, nga Portus Istani Stationem, Panedda).

clip_image004

Edhe këtu sipas gjasave gjejmë një *usta “hyrje/grykë”, që fillimisht duhet të jetë paraqitur e izoluar si *Ust-ana “vënd i hyrjes/grykës” -> “port”, i ripërsëritur tautologjikisht3 me përcaktimin Port.

Sipas studjuesit Spano, një tjetër Aristani/Aristanno është gjetur në zonën e Olbias (ndofta Astaina perceptohet si Aristana që eshtë tashmë shumë mirë i dokumentuar).

Pra, ashtu si Oristano “që ndodhet pranë nje porti” edhe Porto Istana dëshmojnë që forma *Ùstana dëfton “portin e madh” në gjuhën nuragike (krahaso në letonishten uosts m., uōsta f. “port”).

Shqiptimi i<u ndërthuret me përshtatshmëritë fonetike të “u” ekzotike, sipas gjasave [ü], të latinitetit me huazime, dhe ndërthuret edhe në kalimin e mëvonshëm të segmentit fillestar us- që është pak i përdorshëm në gjuhën Logudoreze is- (: i-stare, i-schire).

Në lidhje me -is, që shfaqet në pamje të parë si formë latine, specifikoj se paraqet toponime sigurisht pre-latine si psh. Kalaris/Karalis, Lesanis, Etis, Seunis, Sipontis për të cilat kam gjetur ndërlidhje të forta ilirike.

Për momentin nuk kam gjetur akoma gjurmë të *usta në zonën ilirike, por nuk clip_image006është e thënë se mund te ketë; fonetikisht i përshtatet zonës së Shtanë (forma antike Stana), e regjistruar në hartat shqiptare, por që nuk është një zonë detare. Toponomastika e sotëme shqiptare ka pësuar ndryshime të shumta nga ajo sllave (në të kaluarën shqiptarët ishin barinj që migronin vazhdimisht nëpër Ballkan), dhe të shumta janë sot diskutimet mbi aspektet e huazuara dhe origjinale të saj

1) Poleonim: emëri i një qëndre të banuar.

2) Spiritus loci: fjale Latine e përdorur në traditat antike pagane dhe që nënkupton një qënie shpirtërore që banon në një zonë të caktuar gjeografike. Disa shkrimtarë/studjues bashkëkohor e interpretojnë si “vëndi ku shpirti manifeston vet-veten” i cili njihet ndryshe në latinisht si locus spiritus.

3) Tautologjikisht: që ka lidhje me tautologjin; ripërsëritje e një koncepti me fjalë të tjera.

Bibliografia e Përdorur:

De Felice E., Le coste della Sardegna, Cagliari 1964

Panedda D., I toponimi dell'agro olbiese, Sassari 1991

Pittau M., I nomi di paesi città regioni monti fiumi della Sardegna. Significato e origine, Cagliari 1997

Spano G., Vocabolario sardo geografico patronimico ed etimologico, Cagliari 1872

Terracini B., Pagine e appunti di linguistica storica, Firenze 1957

(përkthimi dhe shënimet nga Brunilda Ternova)

Burimi: Sardo-Illirica

domenica 20 settembre 2009

Etimologjia e emrit kombëtar “Pellazg”

 

Do të përmend versionet kryesore për prejardhjen e emrit kombëtar “Pellazg”.

Sipas një varianti, fjala “Pellazg”, vjen nga fjala Plasin dhe Pelago. Mitropoliti bizantin Evstathio, quan banorët e Azisë së Vogël si pellazgë, dhe nxjerr emrin nga Pelas Jis që do të thotë Tokë e afërt, dhe si të tillë mendon Azinë e Vogël. Por dhe sikur ky version të ishte i saktë , përse Evstathio sheh si tokë të afërt Azinë e Vogël , dhe jo Italinë dhe akoma më pranë Ilirinë?

Gjeografi i madh i lashtësisë Straboni, nxjerr fjalën “Pellazg” nga pelarg, por që është emri i dytë i tyre që u kanë dhënë helenët dhe më saktë athinejtë.

Myler e nxjerr prejardhjen nga fjala Pelin dhe Argo ku fjala argo është pellazge dhe do të thotë fushë dhe i gjithë togfjalëshi ka kuptimin e atij që jeton nëpër fusha.

Homeri e quan Tesalinë argo pellazg që do të thotë fushë pellazge. Në Greqi ekziston fusha (Argo) e Thesprotisë e Peloponezit, etj. Shqipja ruan rrënjën e fjalës argo (ar - ) dhe e përdor si arë që do të thotë fushë mbjellur.

Profesor Saqelariu e gjykon etimologjinë e fjalës nga rrënjët indoeuropiane Bhel – çel dhe Osqho – degë, bisk. Është një version që u formua në vitin 1958, dhe me ndryshime a me modifikime të gërmave nxjerr përfundimin se pellazg do të thotë degë e çelur. Sigurisht që nuk ka se ku mbështet, por autori e arsyeton me faktin se pellazgët lidhen me përhapjen e ushqimit ne tokë. Por unë nuk shoh ndonjë lidhje të degës së çelur me pellazgët.

Kush është versioni më i saktë etimologjik?

Personalisht mendoj se shpjegimi i Strabon – Myler është më i saktë, sepse mbulon si nga ana gjuhësore, ashtu dhe nga ana kuptimore fjalën Pellazg. D.m.th. Straboni dhe Myleri kanë të njëjtën ide me atë të athinejve të lashtë. Ata e nxjerrin prejardhjen e pellazgut nga pelargu që në shqip do të thotë lejlek. Fjala pelarg del nga pelin dhe arg, dhe mund të themi që me të vërtetë lejlekut i pëlqejnë zonat fushore.

Lejleku ka dhe ngjashmëri të tjera me pellazgët. Jeton në toka fushore dhe moçalore.Një veçori tjetër e ngjashme midis pellazgëve dhe lejlekëve është emigrimi. Aristofani në një komedi thotë se pellazgët emigrojnë ashtu si dhe lejlekët.

Një veti tjetër është dhe mbrojtja deri në sakrificë e prindërve të tyre. Aristoteli na tregon (historia e kafshëve 2,9,13.) se lejlekët e rinj i marrin më të moshuarit në shpatulla me qëllim që të emigrojnë. Kjo dashuri, detyrim madje dhe respekt i dekretuar ndaj prindërve të tyre është një nga elementët bazë te pellazgëve të lashtë. E theksoj se në Greqi dashuria dhe respekti për prindërit ishte i caktuar me ligje që quheshin “ligjet e lejlekut” (ligjet pelarge). Pra ekzistojnë shumë fakte mbi etimologjinë e fjalës pellazg nga fjalët pelin dhe argo nga të cilat formohet pelargu. Fakti që helenët i quanin pellazgët pelarge e vërteton këtë fakt.

P.S. Në këtë blog është diskutuar çështja e etimologjisë së emrit pellazg me një temë të autorit Robert d’Angely

Marrë nga libri Arvanitasit dhe prejardhja e grekëve i autorit Aristidh Kola

domenica 13 settembre 2009

Varri Golini I

 

Më 1865 në Umbria zbulohen dy varre etruske të pikturuara. Këto varre njihen me emrin e atij që i zbuloi: Golini. Më 1951 shumë të dëmtuara pikturat u vendosën në muzeun arkeologjik të Firences. Në magazinat e këtij muzeu ndodhet një kopje me madhësi natyrore e pikturave të varrit Golini I. Ky varr ka formë katrore me përmasa 5,35 x 5,20m. Sipas studiuesve italianë, pikturat në varrin Golini I, paraqesin pamje të një banketi mortor, që kryhet në botën e përtej varrit për nder të zotave dhe të një banori të ri të sapoardhur. Pikturat ndahen në tri pjesë. Pjesa e përgatitjes së festës, ku punët duket se i bëjnë skllevërit, pjesa e personave të shquar për të cilët shtrohet banketi, dhe pjesa e mbërritjes së të sapoardhurit.

Çdo personazh i pjesës së parë ka të shënuar pranë me ngjyrë të zezë dy fjalë. Etruskologu Paolino sugjeron “se këto shkrime tregojnë më tepër detyrat ose funksionet e skllevërve, sesa emrat e tyre të përveçëm”, por pa kuptuar se për çfarë detyre ose funksioni bëhet fjalë.

Ajo që më bëri përshtypje të madhe, sapo pashë këto vizatime, ishte skena e parë, aty paraqitet përgatitja e mishit për banketin. Mbi një tra kasapi duken të varur një ka i therur, një dhi, një lepur dhe disa shpendë. Pranë tyre vihet re kasapi që me hanxhar në dorë, ngritur mbi kokë qëllon mbi një trung mishi. Mbi figurën e kasapit është shkruhet: THAR..:KAO.

THAR KAO

THAR KAO

Tek të dy fjalët mungon ndonjë shkronjë, por edhe kaq sa janë të bëjnë të kuptosh : THER KAUN (mund të ishte p.sh. THARNA KAON)

Mbas kasapit është figura e një femre shërbyese, e cila duket se del nga vendi ku theret mishi. Ajo mban me kujdes në dorën e majtë një gotë të mbushur, ndërsa në dorën e djathtë mban diçka tjetër. Pranë kësaj figure është shkruar : THARMA ML.RUNS, ku në fjalën e dytë mungon shkronja e tretë. Mua më duket se vajza mban në dorën e majtë tharmin e banketit të mbledhur në gotë. Ky tharm mund të jetë gjaku i kaut të therur. Në dorën e djathtë vajza mban shenjën e sakrifices të bërë, p.sh. mëlçinë e kaut të therur.

Pra : THARMA ML.RUNS mund të ketë kuptimin : THARMA MBLEDHUN.

Më tej dy figura që paraqiten duke punuar dhe rregulluar tavolinat e banketit dhe pas këtyre vjen një figurë që është duke i rënë një cyle dyjare. Këta personazhe shoqërohen me shkrime që unë nuk i kuptoj. Figura e gjashtë sipas radhës (nga kasapi) është një djalë që po bluan një havan të veçantë. Djali nuk bluan me të goditur, por duke thërrmuar me të shtypur. Vizatimi shoqërohet me këtë shënim: PAZU MULUANE.

PAZU MULUANE

PAZU MULUANE

Mua më duket se këtu kemi formën pa zu bukën, pa zu kosin, pa zu djathin pra pa zu mbluanë. Po të ishte shkruar paza muluane do ti shkonte më shumë tipit të havanit që djali po bluan, pa zhurmë, pa zë. Më tej faqeve të mureve ka edhe shumë shkrime të tjera në mes të të cilave unë dallova fjalë të cilat më lanë të kuptoj se në banketin e pikturuar kishte çdo gjë që duhet: pjestarët e ceremonisë, shërbyes, muzikantë, qënie mitologjike, një i sapo ardhur i lartë, një lajmëtar madje edhe qënie të mposhtura të botës së përtejme si KRANKRU, i cili jep idenë se mund të jetë një kafshë që bren, kruan krenat, kafkat. Kemi edhe një qënie tjetër mitologjike KURPU , I cili mund të jetëpersonifikimi i KURPË – s. Të dyja këto qënie janë nën divan, pra të mposhtura nga banorët e varrit të përbashkët.

Secili prej banorëve të varrit të përbashkët bën lutjen e tij. Secili I drejtohet të lart – it (larth), i luten t’i fali (felinies, felth) sepse me fis (me fis) ose me fëmi (me fmi) klajnë (klan) duke kërkuar shumë falje (felusum). Ceremonia e lutjeve është e përjetëshme. Ajo është e njëjtë për çdo banor të varrit, pavarsisht nga koha kur ka mbërritur aty. Ata që e ndërtuan banesën e përbashkët, zgjodhën pikturimin me temë të përjetshëme të mureve, sesa pikturimin çdo here të tyre, të kushtëzuar nga ardhja e një banori të ri.

Marrë nga libri Një shqiptar në botën e etruskëve i autorit Ilir Mati

domenica 6 settembre 2009

Një popull pellazgo-ilir: trojanët

 

Troja dardane ka një emër shqip pa i hequr asnjë gërmë, që do të thotë Trojë, vënd ku ndërtohen shtëpi banimi, ndërtesa të çdo lloji. Ky emër kështu përdoret edhe sot. Kur kërkon të ndërtosh të duhen troje që të ngresh ndërtesa mbi të. Këtë emër Troja e ka pasur sepse ajo ishte një vënd i ngritur, që ka shërbyer për ndërtimin e banesave.

Një fakt interesant është se trojanët kanë pasur si simbol të tyre shqiponjën, e cila ka qënë simbol i Aleksandrit të Madh, i Pirros, i perandorëve ilirë të Romës, Ptolemenjve, Skënderbeut. Sot populli shqipëtar është i vetmi që shqiponjën e ka në flamurin e kombit dhe veten e quan shqipëtarë.

Një tjetër fakt i rëndësishëm që tregon etnicitetin albanë të Trojanëve dhe aleatëve të tyre, është vetë Iliada. Homeri jep emrat e vëndeve, njerëzve dhe perëndive të asaj kohe. Emra që janë shqip. Këto emërtime nuk kanë nevojë për shpjegim, sepse vijnë në një variant të pastër të shqipes së sotme.

Festi, ishte një luftëtar i zoti nga Lidia që i përgjigjet fjalës në shqip fest.

Arna Menesti, nga Beocia, quhej kështu se luftonte me vegla të vjetra që i përgjigjen fjalës shqip arna gjë e vjetës dhe e arnuar.

Alkatos, emër trojan që është përdorur edhe në Epir, përdoret edhe sot tek vajzat dhe djemtë.

Kliti, emër trojan që është përdorur edhe në Iliri e Maqedoni. Këtë emër e ka pasur edhe mbreti ilir që luftoi me Aleksandrin e Madh në Pelion. Ky emër i bukur përdoret edhe sot.

Perifati, është në shqip shumë pastër, pra perri – fati, pra fat të mirë, të bukur si perri. Edhe sot tek ne përdoret në disa krahina, dhe nuk thuhet mirë por bukur, p.sh. bukur mirë që ka kuptimin shumë mirë, por bukur është e njëjta gjë si perri, poe kjo e fundit është një shkallë më e lartë se e bukur.

Aise, perëndi që sheh veprimet e njëriut gjatë gjithë ditës, që në shqip do të thotë Ai-se, pra Ai-she. Sheh se çfarë bën njëriu gjithë ditën.

Aretyre, vend i zhvilluar që në shqip i përgjigjet fjalës aretyre që do të thotë arë-tyre, pra ara e tyre.

Erinjet, është perëndi që mbron jetën, që i përgjigjet shqip funksionit të saj. Ajo do të thotë erinjet që është e-rin-jetë, pra e rin, e përtërin jetën.

Hypokanti, që është nga Thaka, në shqip hy-po-kan-ti pra që je si hy i bukur.

Hypodon, është emër trojan që në shqip do të thotë hy-po-don pra të jesh si hy.

Jadet, quhej perëndesha e shirave që është shqipja ja-det pra që është det me ujë.

Menti, nga Qipro që në shqip mendi ose menti pra një person i mençur, që ka mend. Gjithashtu ka emër trojan të tillë si Mentor ka mend, i ditur.

Pra siç shihet këto emra dhe pothuaj se të gjiitha emërtimet që jepen në Iliadë janë shqip.

Pra popullsia që ka banuar në Azinë e Vogël ka qënë e njëjta popullsi nga etniciteti me atë që ka banuar në Iliri, për aq kohë sa fiset trojane quhen trojane dhe ilire në të njëjtën kohë.

Marrë nga libri Albanët, pellazgo-iliro-shqiptarët me famë botërore i autores Elena Kocaqi