domenica 30 agosto 2009

Dy emra bimësh që na lidhin me Shqiptarët

Publikoj me kënaqësi një artikull të shkruar nga profesor Areddu posaçërisht për këtë blog. Përfitoj nga ky rast për ti ripërtërirë urimet e mia për punën e tij të kujdesshme dhe të përpiktë për përhapjen e një këndvështrimi të ndryshëm etimologjik, që tenton të shpjegojë fjalët që kanë origjinë të dyshimtë me anën e gjuhës shqipe.

 

Dy emra bimësh që na lidhin me Shqiptarët

nga Alberto Areddu

 

rethi

Në fushën e agrikulturës dhe sidomos nga terminologia e emrave të bimëve mund të hasim në surpriza për sa i përket orgjinës ilire të qytetërimit në Sardenjë. Megjithatë është një gjë e natyrshme, sepse megjithëse ka një mori emrash që shpjegohen me anë të latinishtes, shumë emra të tjerë nuk kanë të bëjnë aspak me latinishten dhe kjo e fundit nuk arrin që ti shpjegojë. Studimi i regjistrave leksikor dhe studimi i emrave të bimëve, na japin emrat e dy luleve për të cilat që në kohën e Wagner është dyshuar për substraktin e tyre. Duke shkruar këtu për këto dy lule më jepet rasti për të rishikuar etimologjinë e tyre e cila është trajtuar më parë nga unë në librin tim dhe nga të tjerë studiues. Bimët janë rethi/retti/rettiu  dredhë (clematis vitalba) dhe carcuri/craccuri/curcuri/curcuriu kallam (ampelodesma mauritanica) (që të dyja këto bimë përdoren më së shumti për të bërë lidhëse dhe litarë)

Sipas studiuesit Paulis, që në fillimin e viteve ’90 ka përgatitur një fjalor etimologjik për shumllojshmërinë e emrave të bimëve të Sardenjës, në një rast ka të bëjë me një formë të shkurtuar të latinishtes RETIOLUm “rrjetë e vogël” dhe në një rast të dytë me foljen latine CALCARE “shtyp” që ka ndërhyrë nuk dihet mirë se si dhe në çfarë mënyre mbi ndonjë formë prelatine. Siç e thamë më pare të dyja këto bimë (kërcelli dhe gjethet) shërbejnë për të lidhur, mbledhur dhe rrethuar objekte të përdorimit të përditshëm; bazamente karrigesh, këpucë, kapana, dhe siç e kemi thënë edhe në një tjetër studim, në atë për gjarprin e ujit, gjuha shqipe ka prapashtesat - çi – thi e cila ndan prapashtesën zvogëluese mashkullore.

Këto prapashtesa janë karakteristikë e komuniteteve italo–shqiptare, që janë më së shumti me origjinë toske dhe që kanë ruajtur një trjajtë arakaike të shqipes mesjetare. Kështu unë gjej në fjalorin e Giordano format rripthi e rrypi dredhë dhe rrjedhin nga emri rip, dhe ky nga folja rrjep.

Kjo folje vjen (citoj për të gjithë Oriel) nga një proto shqipe *repa, që lidhet me rrënjën ie *rep- “rrjep”, nga e cila rrjedhin në greqisht ereptomai “gris”, në latinisht rapere “rrëmbim” dhe lit. ap-repti “fassen, ergreifen, begreifen”. Është evidente që forma që kemi në gjuhën sarde rrjedh nga ilirishtja *rep-thi “lidhëse e vogël” (dredhë) në të cilin lidhja -pt- në kalimin nga latinishtja e gjuhën Sardenjës është asimiluar në -tt- (sette < SEPTEm; rettulia < REPTILEm) me ruajtjen e gërmës -th- në zonat qëndrore (si është barabaçino thiu “xhaxha” në gjoksin e logudorezit tiu, nga greco-latino THIUm), dhe asimilimin e -tt- në zonën logudoreze.

Kjo hiptezë e prejardhjes ilire të *repthi dredhë është më e përshtatëshme nga hipoteza që unë kam shkruar në librin tim mbi ndikimin e emrit rethi mbi rip-thi.

 

carcuri

Dhe tani le të vimë në një tjetër emër bime: cacuri për të cilin unë jam shprehur që ka lidhje me fjalën shqipe kërcuri , por në realitet ka disa probleme si nga ana fonetike si nga ana kuptimore. Tani mendoj që me fjalën qark mund të gjehet një zgjidhje e pranueshme.

Këtë emër studiozë të ndryshëm e lidhin me latinishten CIRCUm si huazim, edhe pse në fakt Orel pranon që fonetika nuk është e qartë (nga CIRCUm mund të arrijmë në *kirke, ose *kjërke). Në fakt mund të jetë një emër i zonës që ka lidhje me gjuhën greke arkus “hark, rreth” me shumllojshmëri interpretimesh (Pokorny e vendos mbi dy baza të ndryshme *ar-  e *arqu), duke i shtuar parashtesën -kë- “ky” të gjuhës shqipe, shumë produktive në formimin e elementëve leksikal dhe mbiemrave (i referohem Camaj edhe për qiellzoren K - fillestare për shëmbull kem, qem në një *ke anem; por mund të ipotizohet një metatezë të–i- në rrokje të parë nga *karki-os, dhe më qiellzor të mëvonshëm; ose akoma: duke parë emrin e popullit Ilir të Japidëve na paraqitet me formën alternative Apudi/Apuli, mund të mendojmë që kishte një tendencë që në kohët antike, që si në gjuhët sllave të qiellzoet zanorja fillestare, nga kjo mund të dyshojmë një formë *kë jarkos origjinale). E gjithë kjo mund të ketë ndikuar në origjinë që të thoshin “ky rreth, ky hark”. Mund të themi në këtë rast se forma sarde carcuri , me -a- të sajë fillestare justifikon praninë e fjalës shqipe qark , ndërsa mbaresa sarde -uri- që nuk është aspak latine gjen shpjegim në gjuhën shqipe ku mundësisht ka vlejtur si mbiemër për të cilin “ai i rrethit, ai që rrethon, ai që rrotullohet” është bërë në gjuhën e fshatarëve saracchio (që është një bimë tipike e tokave të thata).

Në përfundim mund të shtojmë një tjetër vëzhgim: disa bimë të tjera të Sardenjës që përfundojnë në -i- paraqesin edhe formën me -u- të shtuar: kështu kemi eni/eniu; retti/rettiu; carcuri/curcuriu. Sipas meje është i njëjti fenomen që në shqip dallon njeri dhe njeri-u , dhe për këtë fenomen kam shkruar në librin tim.

 
 
 

Areddu A.G., Le origini albanesi della civiltà in Sardegna, Napoli 2007

Camaj M., Albanische Wortbildung, Wiesbaden 1964

Giordano E., Fjalor e arbëreshvet t'Italise, Bari 1965

Landi A., Gli elementi latini nella lingua albanese, Napoli 1989

Orel V., Albanian etymological dictionary, Leiden-Boston-Köln, 1998

Paulis G., I nomi popolari delle piante in Sardegna, Sassari 1992

Pokorny J., Indogermanisches etymologisches Wörterbuch, Heidelberg 1959

Wagner M.L., Dizionario etimologico sardo, iii volumi 1960-62


domenica 23 agosto 2009

Etimologjia e emrit Athina

 

Etimologjia e emrit te saj ka mbetur deri me sot mjaft e dyshimte. Sipas Max Müller, qe ne kundershtim me Athina pohime t dhe figurine e gjithe autoreve te lashtesise, ka pretenduar se pellazget nuk kane ekzistuar asnjehere, pretendon kete radhe qe ΑΘΙΝΑ (Athina) eshte nje fjale greke (?), nje evoluim i sanskritishtes: ahâna , qe do te thote : qe flakeron, qe digjet , por ai nuk jep asnje shpjegim qe te vendose nje raport çfaredo ndermjet ΑΘΙΝΑ (Athina) dhe ahâna. Sipas Schwartz dhe gjuhetareve te tjere Athina eshte hyjnesha e vetetimes qe perseri vjen nga sanskritishtja. Se fundi, sipas nje grupi te trete , Athina vjen nga rrenja: αιθ (aith), prej nga vjen gjithashtu αιθηρ (aithēr) = eter ose me mire rrenja αθ (ath) prej nga vjen fjala ανθος (anthos) ose αθηρ (athēr) = lule. Nga ana tjeter ka gjuhetare qe e marrin tipin Aθηναια (athēnaia) ose Aθηναιη (athēnaiē) jo si emer por si nje epitet te Παλλας (pallas) dhe e perkthejne shprehjen e Homerit: Παλλας Αθηναι (pallas athēnai) me: Pallas Athinase. Megjithate ne do te shohim me poshte qe ky mendim eshte i gabuar dhe se Aθηναια (athēnaia), pamvaresisht nga mbaresa e saj qe mund ta beje te merret kjo fjale si mbiemer, duke u mbeshtetur ne pellazgjishten ose shqipen ajo perseri klasifikohet me emrat si: beteja, kalaja (fjale shqipe ose pellazge dhe aspak turke ose arabe. Nga pellazgjishtja kjo fjale ashtu si shume te tjera ka hyre ne perdorim ne gjuhen arabe dhe me pas ne turqishten dhe ne te gjitha gjuhet e tjera te Europes juglindore) murtaja, Athinaja etj. Sido qofshin te gjitha keto shpjegime e prekin fjalen Athēna vetem shume larg, dhe nuk japin asnje shpjegim emitologjik te pershtateshem te termit. Megjithate keto jane vetem fjale qe jane kerkuar me mundim, me qellim qe ata te cilet i kane krijuar, te mund te thone diçka pamvaresisht nga fakti qe ajo çka thone vlen apo nuk vlen diçka, kenaq apo nuk kenaq nje mendim. Nga ana jone ne do te japim shpjegimet e meposhteme etimologjike, duke u mbeshtetur si zakonisht ne pellazgjishten ose shqipen. Do te themi qe ne fillim se nga dialektet shume te lashta greke ne kemi forma te ndryshme te emrit Athēna: sipas Homerit kemi Athēni, Athēnaia dhe ne jonishten Athēnaiē, sipas poeteve epike dhe ne dialektin jon, jane po ato forma si te Homeri me siper. Ne te gjitha mbishkrimet atikase pas Euklidit forma Athēna(i)a = Athēnaa ka dhene formen e shkurtuar dhe perfundimetare Athēna, qe mbizoteroi nder te gjithe atikasit dhe ne greqishten e perbashket qe quhet κοινη (koinē). Pikerishte kjo forme e fundit e Αθηνα (athēna) ose Αθηνας (athēnas) u be emri i zakoneshem i hyjneshes ne Athine, qyteti qe ishte nen mbrojtjen e veçante te saj: po ashtu eshte forma e pare e pashkurtuar Αθηνα (athēna) domethene Αθηνα (ι) α (athēna (i) a) = Athinaja qe eshte ne perdorim ne gjuhen e sotme shqipe : sot ne Shiperi thuhet Athinaja ose fare shkurt Thina. Me tej ne kemi ne dialektin dor dhe ne dialektin eol formen Αθιναα (Athinaa) (Alc. 9; Teokr. 28. 1) ne dorishten Αθηναια (Athēnaia) (Tekor. 15,80) dhe se fundi Αθανα (Athana) te atikasit .

I kemi cituar gjithe ato forma me lart, - por ka edhe te tjera – per te dale me mire ngjashmeria ose me mire identiteti ndermjet emrit te hyjneshes Athina ne dialektet greke dhe perkthimi i saje ne pellazgjishten ose shqipen: E THËNA ; duke ditur se e ose ë pellazge i pergjigjen ne greqishten dhe latinishten tre zanoreve te ndryshme : e dhe ë = α ; e dhe ë = e ose ε dhe e dhe ë = η , eshte bere evoluimi nga E THËNA te ATHËNA, ΑΘANA, etj, ne menyren qe Αθανα (Athana) do te thote si edhe E THËNA: ajo qe duhet ose eshte e paracaktuar te linde, te behet, te prodhohet sipas fatit, ose e destinuar. Dhe ky perkthim na çon pa gabim te nje tjeter, jo me pak i goditur, qe i permbys te gjithe ata qe kane dashur te gjejne nje shpjegim te vlefshem, cilido qofte ai, dhe qe nuk e kane arritur dot. Ne fakt njihen mire gjithe perrallat, legjendat ose gjithe mitet perkatese lidhur me lindjen e Athines. Ato jane shume ne numur por me e lashta prej tyre, e cila madje ka sjelle lindjen e gjithe te tjerave dhe qe na njoftojne Hesiodi (theog, 886), Stesihori, Pindari (OL . 235), Homeri (te Himni per Athinen; XXVIII, 4 dhe 55) dhe mjaft autore te mevonshem eshte kjo qe vijon:

Zeusi perpiu gruan e tij te pare Μητις qe ishte personifikimi i urtesise, qe ishte shtatezane. I pari i hyjnive e mori kete mase te rende sepse mori vesh qe pas vajzes e cila do te linde nga kjo barre e pare Μητις do te bente nje djale, me te forte e me te fuqishem se i ati, domethene se vet Zeusi, qe do ta rrezonte nga froni dhe do ta bente ta pranonte ne vend te tij si kryetar te qiellit . Kur erdhi koha per lindjen normale te femijes se zene nga Μητις , Zeusi ndjeu ne koken e tije dhimbje aq te padurueshme sa Vullkani ose Hφραιστος duke marre nje sopate e goditi kaq fort ne koke Zeusin sa doli Athina krejt e veshur dhe e armatosur duke leshuar britma te forta gezimidhe ja perse eshte thene gjithmone se kjo hyjneshe ka lindur nga koka e Jupiterit. Homeri , ne Himnin per Athinen na e paraqet kete mit me mjeshteri te persosur dhe na e pershkruan me imtesi pershtypjen qe u beri te pavdekshemeve te Olimpit. Ne tekstin origjinal ne greqisht ka nje epitet te shpeshte per Athinen: τριτογενης (tritogenēs). Per kuptimin e saje kane marre per τριτο (trito) si pjese e pare te fjales se perbere ate te τριτων (tritōn) ose te τριτω (tritō). Mirepo del se asnjeri nga shpjegimet e dhena per keto dy fjale nuk e kenaq me saktesi perkthimin e dy epiteteve te Athines. Keshtu fjalori i M. A. BAILLY me te drejte shkruan: ka te ngjare “e lindur nga deti”, ose sipas te lashteve “e lindur prane liqenit”. Mirepo ky shpjegim i fundit, i te lashteve nuk duhet te lidhet aspak, siç e thote fjalori i mesiperm me Athinen, sepse te lashtet nuk e benin kete gabim pasi ata e dinin gjuhes pellazge, - me perjashtim te disa te huajve, domethene jo greke, te cilet te arsimuar dhe te rritur me greqishten, e kane shkruar dhe e kane botuar ne kete gjuhe. Mirepo Tριτο (trito) e Tριτογενης (tritogenēs) dhe τριτογενεια (tritogeneia) nuk ka asnje lidhje me: τριτων (tritōn), τριτωνις tritōnis) etj., sepse kjo eshte fjala pellazge: “trute” , qe do te thote “truri” dhe prandaj kompozita τριτογενης (tritogenēs) do te perkthehet si: “e lindur nga truri” nje shprehje kjo qe perputhet me kuptimin e deshiruar. Sa per fjalen Παλλας – αδος (Pallas – ados) edhe ajo gjithashtu vjen nga pellazgjishtja : “pall – ës” = shpikes, me imagjinate, qe koncepton, qe ka ide… e prejardhur nga folja pall konceptoj. Ende sot ne shqipen ndeshet shprehja e zakonshme : te palli tani? = e kuptove? te ra ndermend tani? Asnje nofke tjeter nuk i shkon me mire Athinase.

Louis Benloew jep nje konfirmim te paster per etimologjine tone te Παλλας (Pallas), kur thote (La Grèce avant les Grecs, bot. i Maisonneuve, Paris 1877, f. 177-78) ,

“[…] greket kane nderthurur dhe shkrire ne nje vend tipare kaq te ndryshme per Athinen dhe traditat, te hazuara nga raca te huaja qe lidhen me te dhe kane perfituar tipin e adhuruar te qendrueshmerise, kurajes, te aftesise shpikese e prodhuese dhe te pastertise virgjine, per te cilat hyjnesha e Athines eshte shprehja e gjalle ose simbol[…]”.

Marrë nga libri Enigma i autorit Robert d’Angely

domenica 16 agosto 2009

Origjina e fjalëve: një krahasim interesant

Mjafton të shikojmë një listë të vogël fjalësh shqipe, greke dhe helene të lashta dhe nga krahasimi i tyre i drejtpërdrejtë vërtetohet se shqipja është krejtësishtë e njëjtë me greqishten homerike, gjë që nuk ndodh me greqishten e re, d.m.th. vërtetohet një lidhje më e madhe e shqipes me dialektin homerik sesa me atë të greqishtes së re, dhe megjithëse kjo duket e çuditshme dhe e pabesueshme, është e vërtetë.

Në fjalët shqip janë marrë parasysh jo vetëm fjalët e gjuhës letrare por edhe disa dialektore dhe arbëreshe. Të mbahet parasysh se në gqeqisht mungon tingulli y që kthehet në i, sh që kthehet në s . gjithashtu d shqipe në greqishten e lashtë homerike ka kaluar në dh.

SHQIPE

HOMERIKE

NEOGREKE

     

dor – ë, dor - a

ekedeka – dor - o

màti

lesh

lasios

qheri

mi, miu

mis

malå

heq, (hekl = tërheq)

elko

pondåqi

marr (mar)

mar - pto

perno

edhe, dhe

idhe, te

qe

arë, ara

arura

horàfi

qas, kias

qio, kio

simono

punë (puna)

ponos

dhulià

kalë, kali

kelis - tos

àlogo

krye (krie)

kridhen

qefali

re, retë

rea (perëndia e reve)

sinefo

vesh, vishem

ves – this - vesnimi

forào

anda (ënda)

andha - no

efkharistisi

lepur

leporis

lagæs

qen, qeni

qion

sqilos

rronjë (rroj, jetoj)

ronio, ronimi

zo, akmazo

ruaj, rojtar

rio, ritor

filàso

iki, ike

iko

fevgo

lig

lig – ios, lig - æs

adhinatos

ethe (kam ethe)

ethir, ethæ

piretos

rrah

rahso, raso

piretos

mjeshtër

mistor

dherno, htipæ

ne (neve)

noi

emis

rri (qëndroj)

e – ri - dhome

kathome

vend (ved)

ved – os, vedh - os

edhafos, topos

mend, mendoj

mendohem

medhome

errët (errësirë)

ere - vos

sokotos

thërres (thrres, thrras)

threo, throos

fonazo

para (përpara)

paros

mbrostà

për ty

par ti

ja sena

ai që nëm

neme – sis, neme - sao

katara

van (shkuan)

van

pigan

hedh

heo

rihno, tinazo, sio

dhe, dheu (tokë)

jea, dhor, dha

ji

nuk

ni uk

dhen

udhë, udha

udhos

dhromos

verë (stina e verës)

vear

kaloqeri

shkop

skipon, skiptro

ravdhi

torrë

tornoo

jiro

korr

kiro

thiro

mëri (mëni, dialekti verior)

minis

thimos

marrë (i marrë)

margos

trelæs

nisem

nisome

kseqinæ

flas

flio, fliaræ

milao, omilæ

lehem (lind)

leho, lohia

jenieme

fryma (frima, dialekt i jugut)

frimao

fisima

shkel

skel - os

patao

deti

theti - s

thalasa

krua, kroi

krunos

vrisi

dru

dris, drimos, driti

ksilo

lutem

litome

parakalæ

muse

nisos, nios

nifi

ter (thaj)

ter - so

stegnæno

vesa - versa

versi

dhrosos

dera

thira

porta

kall (djeg)

kileo

qeo

zien

zei

vrazi

mjet

mitos

nima hondræ

tata, ati, i jati

tata, ata, jetas

pateras

Për fjalët homerike që parashtrohen këtu shiko “Iliada” (A 35, 105, 189. 115, 67, 570). Tek “Odisea” (A 409, E 152, 457 etj).

Marrë nga libri Arvanitasit dhe prejardhja e grekëve i autorit Aristidh Kola

domenica 9 agosto 2009

Disa hyjni e hyjnesha të Olimpit

Zeusi:

Ne shkallen e pare te hyjnive pellazget vinin Zeusinzeus_1_lg, te cilin latinet e quanin Jupiter. per ta shpjeguar etimologjine e termit Ζευς (Zeus) do te kujtojme se te lashtet e cilesonin hyjnine “bubullues”, sepse midis te tjerash ai ishte perendia e gjemimit. Kuptimi bubullues jepet plotesisht nga pellazgjishtja : Zë – ës, ne greqishten φωνεις (phōneis) dhe qe ka epersine se i pergjigjet plotesisht Ζευς = Zëës. Pra nuk ka asnje dyshim qe: Ζευς (Zeus) eshte nje shtremberim i vogel ose me mire nje evoluim i pellazgjishtes : Zëës : gjemues.

Per shpjegimin e termit latin : Jupiter ai po ashtu jepet nga gjuha e pellazgeve , tirreneve ose etruskeve. Jupiteri do te thoshte ati yne: ju(ni) piter, ashtu si Junon shenohet nga: ju(na)nân: nana jone ashtu si Іονι – ον Πελαγος (Ioni – on pelagos) ka kuptimin e famshem: mare nostrum = deti yne latin i cili ne te vertete eshte pellazg ose etrusk, sepse keta te fundit e kane quajtur deti jone = mare nostrum = deti yne = ιονιον πελαγος (ionion pelagos). Se fundi Іω – ες (Io – es) qe do te thote jonet = tanet.

Kulti i Zeusit ose i Jupiterit, qe nga solemniteti ia kalonte kultit te çdo perendie tjeter, ishte i perhapur ne te gjithe Azine e vogel, ne Greqi, Itali dhe ne gjithe shtrirjen e pafund te botes pellazge. I kushtohej dushku . Atribute te tije ishin skeptri, shqiponja dhe rrufeja.

Demetra ose Ceres:

Demetra eshte nje nga hyjneshat me teDemetra medha te Olimpit. Emri i saje (ne dorishten Δαματηρ (Damatēr) , sipas nje etimologjie qe atehere shume te lashte, vjen jo nga greqishtja γη (gē) = toke por nga pellazgjishtja dhe = δη () = δα (da) = tokë ; dhe po ashtu motër = mater = μητηρ (mētēr) = nënë. Kuptimi qe i jepnin pellazget e lashte fjales motër nuk eshte aspak ai i nënës por pikerish ai qe i japin ende sot shqipetaret myslimane bektashij te Shqiperise se Jugut, kryesisht te Permetit, kur i drejtohen me respektin me te madh, çdo femre, jo doemos te re por edhe jo fare plake. Pak a shume i pergjigjet – por ne rastin tone mungon ideja e memesise – fjales frange: ma soeur kur u drejtohemi fetareve. Kjo ide e veçante, qe ne ia atribuojme fjales soeur ne rastin e cituar me siper, na shpjegon evoluimin qe ka pesuar kuptimi i fjales motër ne shqipen, e cila nga kuptimi nënë qe kishte ashtu si μητηρ (mētēr) dhe mater ka ndryshuar ne ate te soeur. Ne te dy rastet ne fjale evoluimi ka qene pra i kundert.

Fakti qe Demetra e kishte prejardhjen e kultit te vet nga popullesite primitive te Thesalise, shume kohe perpara se te behej shperngulja e fiseve greke ne Greqi, tregon se ky kult shkon prapa te besimet natyraliste te pellazgeve te lashte. Natyra e dukshme pellazge e ketij kulti provohet nga legjenda e Lykosit i biri i mbretit Pandion te Athines, qe emigroi ne vendin e trameleve, te cileve u dha emrin Likias pasi kishte hedhur qe me pare ne Meseni nje shkelqim te ri mbi misteret e Andanise.

Apolloni ose Febusi :

Forma apollo3 me e lashte e emrit Apollon eshte forma pellazge Aπελλων (Apellōn), prej nga rrjedhin Aπολουν (Apoloun) dhe Aπλων (Aplōn) po ashtu pellazge. Formes se prejardhur te pare Aπλουν (Aploun) i afrohet emri etrusk : Aplu ose Apulu dhe forma Aπελλων (Apellōn), eshte me e afert e formes oske Apellun me gjithe emrat e vjeter greke : Aπελλας (Apellas), Aπελλης (Appellēs), Aπελλις (Apellis), Aπελλικος (Apellikos) etj. Duke u mbeshtetur ne format etruske Aplu dhe Apulu e ne oskishten Apellun ne muntemi nga ana jone qe me ndimen e shqipes te japim etimologi shume te pranueshme , se ato te dhena nga Platoni ne Kratilin e tij e deri te të dhenat e ndryshme te shumta te dijetareve te sotem, qe duket se nuk kane bashkuar gjithe mendimet e paaneshme. Etimologjite qe ne propozojme, pra mbi bazen a Aplu, Apulu, Apellun dhe Aπελλων (Apellōn), kane kuptimin : që bën të lindë ylli , pa dyshim qe eshte fjala per yllin e mirefillte, Diellin; që bën të agojë ylli, ose me mire akoma; ap udhën = që hap rrugën ose dielli paraardhës. Per kete arsye pa dyshim greket e shenonin Delosin ku ishte tempulli më me emer i Apollonit si “ishulli i diellit lindës”. Fakti qe ishte hyjnia Diell, hyjnia i drites, i sillte atij ne fakt kete cilesi si Paraardhes ose Προδρομος (Prodromos), sepse ne te vertete dhe praktikishte ai qe sjell driten dhe me më shume arsye, ai qe e krijon vete eshte “ndriçon” , ai qe u hap rrugen, gjithe te tjereve, ne te gjitha degezimet e veprimtarise njerezore, artet, letrat, muzika etj. Qe ketej fare mire mund te paraqitet hipoteza se Apullen per Apudhën do te thote etimologjikisht pikerisht: udhëndriçues: ai që hap rrugën, paraardhesi, bartes i drites. Per me teper a nuk paraqitet ai duke drejtuar nje koçi katershe, me rreze drite mbi koke dhe me Auroren perpara, bijen e tij?

Marrë nga libri Enigma i autorit Robert d’Angely

domenica 2 agosto 2009

Një gjarpër me të vërtet ilirik në qendër të Sardenjës.



Nga Alberto Areddu


clip_image002Sidomos në Qendër të Sardenjës (Barbagia dhe Ogliastra) janë ruajtur nga vjetërimi i kohës, disa emërtime që shpesh e kanë zanafillën në epoka shumë të largëta; dhe jo vetëm në disa shprehi latine dukshmërisht të qarta, por edhe në disa që i kanë paraprirë ushtrive romake. Këto fjalë, ndryshe nga ato të toponimeve që janë të heshtura e si rjedhojë lehtësisht të nënshtruara arbitrimt të lirë dhe interpretimit personal, mund të na thonë nëse mund të hidhet një hipotezë në mbështetje të iliricitetit origjinal te Sardëve Nuragici. Një trashëgimi sigurisht jo-latine është shprehja për të dëftuar “bollën e ujit” ose gjarpërin e ujit (tropinodotus natrix), një zvarranik i dimensioneve të vogla, jo helmues (si të gjith ata që gjenden në Sardenjë) dhe që ka si mjedis natyral flukset e ujrave të ngadalshëm dhe të pasur me bimë, terrenet pyjore ose anët e rrugëve. Atëhere, në fshatin Gavoi thuhet: “lircis”, në Nuoro: “lirtzis”, në Ollolai: “lortzis”, në Olzai me sa duket ka një kuptim të dyfisht: “lurzi” dhe “sulurtzi”, në disa vënde barbaricine: “thulurtzis” ndërsa në fund në fshatin Ottana kemi: “silurtzis” (të dhëna nga Pittau).


Kush ështe marrë me këto toponime është shprehur kështu:


- për Wagner (që risjell në DES vetëm versionin “lircis”) fjala është misterioze;


- për studjuesin katalan E. Blasco i Ferrer është një formë greko-bizantine nga një sintagmë emërore: Thiu Leoutis “xha Leuzzi” (kam kaluar një natë të tërë pa gjumë duke pyetur vet-veten se kush ishte ky Leuzzi);


- per sardin M. Pittau: ai nuk e di nga mund të vijë por atij i kujton toponimet iberike si psh. “Ilurci”, kështu sa për të thënë një shembull tërheqës.


Pra siç shihet, ashtu siç do shpreheshin edhe hetuesit, jemi duke ecur në një terr të dendur. E megjithate uji në të cilin gjarpëri noton nuk është kaq i turbullt sa duket.


Rikthehemi për një moment tek titulli: “një gjarpër vërtet ilirik…etj. etj”. Ilirik: ishte ndofta sugjestionues stili kursiv për këtë fjalë? … Shumë persona ndofta nuk e dine, prandaj po ua themi ne, se shpesh popujt primitive marrin një emërtim ethnosi me funksionin e saktë që të trembin fqinjët dhe armiqtë e tyre ose për t’ju kushtuar ndonjë kafshe të shenjtë brenda fisit të tyre; e gjitha kjo quhet : totemizëm.


Piçenët antik kishin si kafshë të shenjtë qukapikun, laraskën: picus në gjuhën latine, nga ku kemi emërtimin: Piçen, Hirpinët kishin ujkun, nga hirpus “lupo”(ujk). Ilirët është e mundur që në fillim të jetonin afër ndonjë lumi ose liqeni, ashtu si edhe fisi ilir i Enkeleive “ngjalat” (nga έγχελυς ), që sipas një hipoteze të arsyeshëme të përpiluar nga i madhi Anton Mayer e merrnin emrin (ajo që gjuhëtarët quajnë eponim), nga një parardhës-gjarpër të quajtur Illuriòs “gjarpër” (i biri i Kadmit të famshëm). Shume shpejt për Ilirët, sidomos për ata të jugut, gjarpëri do te bëhej kafsha e nëndheshme personifikuese, e lidhur ngushtë me kultin e të parëve dhe me kompleksin magjik fetar të pjellorisë së tokës dhe të gruas, duke u shfaqur shpesh i përfiguruar në basorelievë, bizhuteri dhe skulpturat e basheve të anijeve.


clip_image004


Besimet e forta në gjarperinj dhe dragonjë me sa duket kanë qëne shkas i pengimit te përhapjes së krishtërimit, ashtu siç del edhe nga jeta e Shën Ilarionit e shkruar nga iliri shën Jeronimi; Ilarionit ju desh të eliminonte të tëmerrshmin Boas që shkatërronte Epidauron duke përlarë kafshë dhe njerëz , për të bindur paganët që të konvertoheshin.


Pas gjith kësaj që tham deri tani, le të vëzhgojmë formën gjuhësore.


Rrënja *il – (nga indo-europiania ụel) që e gjejmë edhe në gjuhë të tjera indo-europiane si greqishtja ku kemi “përdredh, mbështjell, shtrydh”: illòs “i vëngër”, dhe nuk është nevoja që tua them unë pasi është tipike e gjarprit që të lëvizë në atë mënyrë.' Rrënjës *il- iu shtua prapashtesa -ur, që në zonën ilirike (siç ështe në librin tim edhe në atë paleosarde) ështe goxha e përhapur; do të kemi kështu: ilur-, dhe deri këtu gjerat qartësohen në sasi të konsiderueshme. Mungon pjesa finale –ci, -tzi: që për ta shpjeguar kam përdorur gjuhën shqipe e cila na ofron një prapashtesë - çi – thi për të na treguar prapashtesën zvogëluese.


Zgjidhja që unë ofroj sidoqoftë është një formë e mundëshme: * ilurci dëfton “gjarpërushin” dhe si i tillë ka hyrë në latinishten popullore të Sardenjës, e ndryshuar shpesh herë nga takimi me nyjen letrare “il, lo” (me anë të mekanizmit të bashkëngjitjes/ ndarjes ashtu siç ndodh në rastet e tjera të treguara hollësisht nga Wagner në librin Historische Lautlehre des Sardischen)


Pra gjarpëri i ujit të Sardenjes ka si në thelb ashtu dhe formalisht një rrënjë ilire.


Bibliografia e përdorur:


M.L. Wagner, Fjalori Etimologjik i Sardenjës, Heidelberg 1960-64 (M.L. Wagner, Dizionario Etimologico Sardo, Heidelberg 1960-64)


M. Alinei, Nga toteizmi në krishtërimin popullor, Alessandria 1984 (M. Alinei, Dal totemismo al Cristianesimo popolare, Alessandria 1984)


M. Pittau, Fjalori i gjuhës Sarde I-II, Cagliari 2000-2002 (M. Pittau, Dizionario della lingua Sarda I-II, Cagliari 2000-2002)


A. Mayer, Die Sprache der alten Illyrier, Wien 1959


A.Stipcevic, “Simbolizmi ilir dhe simbolizmi shqiptar” në Iliria 5, 1976 (A.Stipcevic, "Simbolismo illirico e simbolismo albanese" in Iliria 5, 1976)


M. Camaj, Albanische Wortbildung, Wiesbaden 1966


J. Pokorny, Indogermanisches Etymologisches Wörterbuch, 1959


D. Srejovic, Iliret dhe Thrakët, Milano 1996 (D. Srejovic, Illiri e Traci, Milano 1996)


J. Wilkes, Ilirët midis identitetit dhe integrimit, Genova 1994 (J. Wilkes, Gli Illiri tra identità e integrazione, Genova 1994)


E. Blasco i Ferrer, “Etimologjia dhe etnogjuha: emra zoologjik të perafërt dhe totemizëm në Sardenjë” në Fletore të Semantikës xxii, 2001 (E. Blasco i Ferrer,“Etimologia ed etnolinguistica: zoonimi parentelari e totemismo in Sardegna” in Quaderni di Semantica xxii, 2001)


(përkthimi është bërë nga Brunilda Ternova)


Burimi : Sardo - Illirica