martedì 31 marzo 2009

Hora e Arbëreshëve - Pashkë 2008

Faraoni Pasamitikos dhe fjala “bek”

Faraoni Egjyptian Pasamitikos duke dashur të konkludonte se kush ishte populli më i vjetër në tokë veproi si më poshtë:
Mori rastësisht dy fëmijë të porsalindur dhe ia dha një çobani t’i rriste me porosi që të mos thoshte asnjë fjalë në prani të tyre. Pas dy vjetësh, kur çobani u çoi ushqim, dëgjoi fëmijët të thoshin fjalën bekos. Atëhere faraoni pyeti njerëz të ditur dhe mori vesh se bekos i thonë bukës në gjuhën frigjane, gjë që tregonte se Frigasit ishin më të vjetër nga Egjyptianët.
HEREDOTI , Historitë II, 1.
Kjo gjë nuk mund të merret si kotësi e Egjyptianëve, që influencoi madje gjer në një pikë edhe Herodotin. Pamvarësisht nëse mënyra e faraonit ishte ideale apo jo ne, kemi një të dhënë se në gjuhën frigjane buka quhej bekos
Dhe nga kjo rrjedhin disa gjëra interesante:
Fjalor, bekos shqipëtohet bek. Mbaresa os vjenë nga gegëzimi i fjalës frigjane bek. Shohim pra se kjo fjalë ka kuptimin dhe tingëllimin e njëjtë me fjalën shqipe buk.

Marre nga libri “Gjuha e perëndive” i autorit Aristidh Kola
link versioni italisht:
Il faraone Psammetico e la parola “bek”

Domethenia e vertete etimologjike e termit Пελαργος (pelargos) ose Пελασγος (pelasgos) ose Argo ose Arya

Perpara se te flasim siç duhet per etrusket, per te cilet eshte bere kaq fjale kohet e fundit, per shkak te veshtiresise qe ndesh deshifrimi ose me teper perkthimi i gjuhes se tyre, eshte e nevojshme te flitet se pari per prejardhjen e gjuhes dhe te qyteterimit te Pellazgeve; pasi termat : pellazge, arias, etruske, arbereshe etj., jane sinonime dhe shenojne ne fakt po ate element rrenje me cilesime te ndryshme. Ne te vertete nuk eshte puna per nje popull ose nje komb, por per nje grup te madh popujsh, qe vijne po nga ajo race, e gjere primitive e cila qe nga prejardhja e vete njeriut mbi toke e deri ne kohet historike zinte dhe ze deri me sot, me gjithe Europen, nje pjese gjithashtu te Perendimit aziatik dhe te Veriut te Afrikes. Me gjithe kete shtrirje dhe rendesi te madhe te pellazgeve ne lashtesi, siç del vete nga shkrimet e te lashteve, dijetaret tane te sotem , ngaqe gjithmone kane injoruar deri dhe domethenien e perpikte etimologjike te fjales pellazge, nuk u kane dhene atyre as rendesine, as shtrirjen qe u kane dhene njerezit e antikitetit. Dijetari i njohur Max Müller madje ka e shtyre çeshtjen teper larg sepse ka guxuar te shprehe mendimin fantastik se: “egsistenca e Pellazgeve ka qene nje mit i antikitetit” . Per te qene kaq i prere dhe kategorik Max Müller pretendon se ka dashur te shohe me qarte atje ku te lashtet , te gjithe te lashtet paperjashtim, sipas tij kane gabuar, kur kane shkruar se gjithe popujt e njohur qe ne antikitetit dhe qe ishin te races se bardhe kane qene pellazge. Por te lashtet duke e njohur vete shume mire kete kuptim etimologjik, nuk kane bere te njejtin gabim dhe i kane konsideruar, e quajtur se ishin pellazge te gjithe rrenjesit e Europes, qofshin te njohur si banoret rreth mesdheut, qofshin te panjohur si banoret ne thellesi te veriut te kontinentit ose ήπειρος (ēpeiros) po njesoj te races te bardhe. Keshtu Pellazg, Пελαργος (pelargos) ose Пελασγος (pelasgos), ne kundershtim me te gjitha shpjegimet etimologjike qe kane dashur t’i japin deri me sot, duke u mbeshtetur mbi Spelunca = shkemb, dhe ne shqipen “banoret e shkembit”, mbi Пελαγος (pelagos) = det i brendeshem, mbi Пελ (pel) dhe αγος (agos) etj… shpjegohet vetem me ane te gjuhes shqipe dhe do te thote “i lindur i bardhe”ose nga race e bardhe. Nuk ka asnje hije dyshimi se Пελαργος (pelargos) eshte nje term i perbere pellazgjik ose shqip, i greqizuar ose i helenizuar shume me vone. Duke e zberthyer vijme me lehtesi te forma e tije primitive originale, mjafton qe te ndjekim nje metode me etapa: nga Пελαργος (pelargos) ne fillim heqim mbaresen greke ος. Ajo qe mbetet: Пελαργ (pelarg), eshte transkriptimi grek i pellazgjishtes ose i shqipes “Piellarg” primitive qe, ne gjuhes e evoluar ose ne shqipen e sotme na jep :piell(b)ardh(ë), duke qene b nje epenteme; ë nje mbarese toske , qe ne gegerishten mund te bjere dhe g = dh e anasjelltas dh = g ose γ = δ (g = d) duke patur gjithnje domethenien: i lindur i bardhe ose pinjoll i bardhe. Eshte si rregull qe IE dhe JE pellazge ose shqipe te beheshin ne greqishten E dhe ne latinishten E; per shembull: PJEPER ose PJEPUR = ΠΕΠΟΝ (pepon) po me ate kuptim PIERTH = ΠΕΡΔ (perd), po me ate kuptim; MIEL = ΜΕΛΓ – ω (melg), une mjel; DHJES = ΧΕΖ – ω (chez) po me ate kuptim; PJEK = ΠΕΚ – ω (pek) po me ate kuptim; PJERGULLE – A : PERGOLA: etj… dhe PIELL = πελ (pel), une pjell, nxjerr ne drite, prodhoj (fryte) duke folur per pemet frutore; dielh = Δήλος ( delos) dhe αδελιος (adelios), αγελιος (agelios) ose ήλιος (ēlios) = diell. Forma primitive pellazgjike ose shqipe: PIELLARG ka evoluar dhe ka dhene (kur greqishtja nisi te formohej mbi bazen e fondit pellazg ose shqip, te plotesuar me ane te shtesave te tjera te huaja) fjalen greke: Пελαργος (pelargos) e cila me vone u be: Пελασγος (pelasgos) duke ndryshuar ρ (r) ne σ (s) , ashtu si te θαρρος (tharros) = kuraje, guxim; αρρήν (arrēn) = mashkull ,τυρρήνος (turrēnos) = tirrenas ; πυρρος (purros) = i zjarrit etj… qe jane bere: θαρσος (tharsos) e θρασος (thrasos) ; αρσήν (arsēn) τυρσήνος (tursēnos) πυρσος (pursos) etj…
Marre nga libri "Enigma" i autorit Robert D'Angely
Link versioni italisht:
La vera etimologia del termine Пελαργος (pelargos) o Пελασγος (pelasgos), Argo o Arya





lunedì 30 marzo 2009

Gjuha pellazge, një gjuhë universale e gjithë racës së bardhë

Ka shume vite qe linguiste te ndryshem te huaj dhe shqipetare kane vene re nje ngjashmeri te habitshme midis greqishtes, latinishtes, sanskritishtes dhe shqipes. Natyrisht flasim per linguiste dhe studiues qe njohin ne menyre perfekte keto gjuhe. Pjesa me e madhe e ketyre studiuesve eshte e mendimit qe gjuha shqipe u ka sherbyer si model per tu formuar, greqishtes, latinishtes, sanskritishtes etj. Nje fakt tjeter i habitshem eshte se me ane te shqipes arrihen qe te shpjegohen, perkthehen shume shkrime qe iu atribuohen etruskeve.
Duhet mbajtur parasysh se gjuha qe flitej ne antikitet, zakonisht kudo ne boten e njohur ishte gjuha pellazge nje gjuhe universale e gjithe races se bardhe. Kur themi kudo ne boten e njohur kemi parasysh nga Kostandinopoli ne Kerson, nga Greqia, deri ne brigjet e Frances, nga Shqiperia ne Egjipt, nga Danubi ne Rome dhe deri ne Sicili, e nga kolonat e Herkulit (ngushtica e Gjiblartarit) deri ne Kaukaz. Te gjitha keto perbejne nje te kaluar te madhe. Gjithe bota pertej saj perdorte pellazgjishten ne mardheniet publike. Klasa sunduese, elita dhe gjithe te shkolluarit ose me thjesht ata qe dinin te lexonin e te shkruanin ishin dygjuhesh; ata dilin te flisnin pellazgjishten dhe te lexonin e te shkruanin greqisht, popullesite me prejardhje te vertete pellazge dhe te huajt e asimiluar, qe nuk dinin shkrim ose pa arsim, dinin vetem pellazgjishten, si per te folur, si per te shkruar, dhe shume kohe para se te formohej greqishtja, mbasi te lashtet na bejne te njohur , se para shkronjave kadmeje kishte qe prej shume kohesh Πελασγικα γραμματα (Pelasgika grammata) shkronja pellazgjike; dhe se fundi te huajt e vertete ata qe nuk ishin me prejardhje pellazge dhe qe nuk kishin shume kohe ne Azine e Vogel, ne Greqi dhe ne Itali, ishin dygjuhesh e madje trigjuhesh, nese nuk ishin te asimiliuar e te perthithur nga masa pellazge; sipas kombesise se tyre, ne familje, ne vatrat e tyre ata flisnin egjiptishten, arabishten, aramaishten, persishten, armenishten, sanskritishten – hindustani ose prakrite, etj. Me vone aramaishtja e dialektit siriak ishte gjithashtu gjuha e çifuteve te Palestines, te cilet pas kthimit te tyre nga roberia ne Babiloni e kishin zevendesuar per hebraishten, gjuha e tyre e vertete kombetare, te cilen po e ringjallin sot ne Izrael. Te gjithe keta te huaj ishin te detyruar te dinin gjithashtu ne te njejten kohe bashke me gjuhen e vet kombetare perkatese edhe pellazgjishten per te cilen kishin nevose per mardheniet e perditeshme publike; dhe sa per ata qe donin te arsimoheshin, ata mesonin atehere greqishten si gjuhe te trete. Po te mos kishte rene zjarri ne epoken e kalifit Omar qe dogji bibloteken e famshme te Aleksandrise me sasine e pamate te veprave te shkruara ne shume gjuhe, kryesisht ne pellazgjishten, po te mos kishte ndodhur fshirja sistematike ( gjate shekujve VI, VII, VIII, IX, X dhe XI te eres sone, periudhe e veçante e krizes se mprehte te papairusit) nga te gjitha anet e shkrimeve pellazge ose etruske dhe shume te tjerave greqisht, latinisht, sepse keshtu siguronin fletet qe u nevojiteshin dhe u mungonin autorete te rinj, eshte e sigurte qe sot nuk do te na mungonin dokumente te te gjitha llojeve ne gjuhes pellazge ose etruske dhe nuk do te kishte vend per ekzistencen e enigmave gjuhesore qe na shtrohen sot perpara. Sido qe te kete qene ne perseri mund te quhemi me fat sepse, me gjithe mungesen e ketyre dokumenteve te shkruara, kemi te pakten kenaqesine qe mund te studiojme kete gjuhe shume te lashte universale, ne trajten me te gjalle qe na eshte transmetuar e perpikte dhe e plote ne formen e gjuhes se sotme shqipe.
Bota e sotme e diturise, ashtu siç kane bere paraardhesit dhe siç do te bejne pa dyshim pasardhesit, ka adhuruar me te drejte gjuhen greke per gjithçka qe lidhet me morfologjine e formimin e tipave te saj, te fjaleve te prejardhura e te pabera. Ne do te benim gabim ta kundershtonim e aq me keq ta luftonim nje ndjenje te tille spontane, te shkaktuar pa dyshim nga nje mendim i perligjur lidhur me cilesite e greqishtes se lashte. Megjithate rrethanat nuk na lene qe ta humbim rastin e pershtateshem, qe na paraqitet per te cituar me te drejte proverbin ose thenien greke : “Ω ουτος κυαμους εφαγες, κυαμους μαρτυρεις !” qe ne do ta perkthejme ne menyre te lire per lexuesit; “Por zoteri i dashur, ai qe ha fasule, fasule flet !” domethene te gjithe dijetaret, qe deri me sot kane pasur perpara vetem greqishten dhe cilesite e saj. Por do te shtonim ne, po te kishin ditur shqipen po aq mire atehere, ata do te kishin mundur te krahasonin kopjen, domethene greqishten, me shqipen qe eshte origjinali ose modeli. Dhe gjithe bota e di se ne parim modeli e kapercen kopjen. Qe ketej del se rregullsia gramatikore : eufonia, renia, kontraktimi, ndryshimi i bashketingelloreve, zevedesimi, aferezat ose sinkopat, lakimet dy gjinite reale ne vend te tri, mashkullore e femerore njejes, asnjanes ne shumes, rrokjet çift e tek, nje larmi e perligjur e sintakses se emrit me mbiemrin, ngjashmeria e zgjedhimit pellazg me te greqishtes, perdorimi i se shkuares se caktuar dhe te pacaktuar jo njesoj (si ne anglishten), ekzistenca e ευκτικη (euktikē) dhe e koheve te paparashikuara, mungesa e foljeve me drejtim ose me kundrine te drejte ne gjinore qe eshte me logjike etj., etj, prejardhja pellazge eshte kopjuar nga greqishtja. Sa per fjalet e perbera pellazge, ato i lene pas kompozitat e ngjashme greke, jane me te shumta ne numer dhe formimi i tyre eshte me i goditur.
Marre nga libri "Enigma" i autorit Robert D'Angely
Link versioni italisht:
La lingua pelasgica: lingua universale della razza bianca

Fjala shqipe “Gur” dokumentohet në tekstet biblike në një lashtësi marramëndëse, përpara 29 shekujve

Ne foto ishulli i Sazanit, Vlore
Filologët dhe studjuesit e ndryshëm kanë treguar se në tekstet më të vjetra të njerëzimit mund të gjesh thërrmija filologjike prej ari të gjuhës shqipe. Një tronditje e madhe në botën shkencore qe zbërthimi i shkrimit linear B të Kretës nga M. Ventris, në disa tabela bronxi të para 37 shekujve ku gjëndeshin dhe emra ilirë që korespondonin me antroponiminë ilire si emra të tillë “Dasi”, ”Gent” etj. Këto emra ilirë janë ngjallur më vonë por shpesh etimologia e tyre ka mbetur e pazbërthyer. Në veprat madhështore të Homerit sidomos tek “Odiseja” (vargjet 500, 501, 507), përmëndet edhe një dyfjalësh si: “Gyraien Petren”, që zbërthehet si “Gurin e gurtë”. Në eposin e Homerit tregohet se si heroi Ajaks mbas rënies së Trojës udhëtonte në det dhe arriti tek një ishull i quajtur “Guras Petras”. Aty Ajaksin , hyu i detrave Poseidoni e goditi me trifurk, një pjesë e ishullit u zhyt nga goditja, duke marrë me vete në thellësi edhe udhëtarin e kobshëm. Në fakt ky subjekt lidhet me një ishull të kultizuar mes detit me emrin “Guras Petras”,që do të thotë “Guri gur” është një emërtim i dyfishtë . Sipas filologut patriarkut Spiro Kondës, emri i mëparshëm i ishullit ka qënë “Gur”, një emër përpara grekërve të vjetër, kështu më pas detarët grekë të vjetër e kanë quajtur ishullin “Guras Petras” duke bërë kështu një tautologji dhe ky emërtim i stërlashtë helenik ruan përjetësishtë emrin shumë më të stërvjetër ilir “Gur”,që është shumë përpara epeve të Homerit si emërtim. Në se pranojmë që Homeri ka ekzistuar në shekullin e VII para erës sonë atëhere duhet të themi se fjala “Gur” përdorur nga pellazgët, nga ilirët dhe që është akoma edhe sot një fjalë esenciale e gjuhës shqipe, dokumentohet si fjala më e herëshme e gjuhës sonë në një monumënt letrar madhështor të njërëzimit siç është krijimtaria homerike. Edhe më vonë autorë të tjerë si poeti i madh grek Arkiloku përmëndet dyfjalëshi tautologjik iliro-grek në formën “Gurai petras”. Në 1920 në gërmimet arkeologjike të bëra në Dodonë u zbulua dhe një tabelë bronxi me emër njëriu Guras. Ky emër ilir gjendet si toponim edhe në Kretë, në Kylkadë dhe Tesali. Historiani antik Arriani, në librin e tijë kushtuar Aleksandrit të madh (4,23) thotë se:”Aleksandri marshoi nëpërmjet një vëndi të quajtur “Guraioi”, ku kishte dhe një lumë me të njëjtin emër”, gjatë fushatës së Aleksandrit të madh në Indi. Duke studiuar me kujdes Biblën e Shenjtë, kemi gjetur papritur një dëshmi unike gati dy shekuj më të vjetër se sa tekstet e Homerit ku përmendet fjala ilire shqipe “Gur”. Vendëndodhja e kësajë dëshmie është në:”Libri i dytë i Mbretërve” (9,27). Aty tregohet episodi sesi Jehu bëri kryengritje dhe vrau Akzarin, duke u bërë vetë mbret i Judesë dhe Izraelit. Unë konsultova disa tekste të botimeve të Biblës së Shenjtë në gjuhën shqipe. Në Biblën e Shenjtë (Diodadi i ri) përkthim i vitit 1991, 1994 shtypur në Brindisi në vitin 1995 në faqen 424 thuhet: “Dhe e gjuajtën (Akazian) në të përpjetën e Gurit që është afër Iblehamit“. Në versionin e Biblës së Shenjtë shtypur në Jongloed, viti 1993 në faqen 398, përkthimi shqip është : “pranë vëndit ku rruga është drejt Gurit e kthen për në drejtim të Jiblamit”. Në versionin e Biblës së Shenjtë në shqip botuar nga nga “The Albanian Bible Society” Firence 1995 faqe 722 thuhet: ”E gjuajtën në të përpjetën e Gurit që është afër Iblemit”. Të tërheq vëmëndjen se ndërsa për toponimin Ibleam shqipërohët edhe në formën Jiblam, osë Iblami, në të gjitha rastet e mësiperme, toponimi i vëndit i quajtur “Guri” jepet korrekt. Për ta konkretizuar vërtetësinë e toponimit “Gur” pashë variantët e Biblave në greqisht dhe latinisht, kur në të dy rastet ky toponim është në formën “Gur”. Në “Holy Bible”, në “International version“, botuar nga “International Bible Society”, në 1984 në faqen 267 pasazhi “on the way up to Gur near Ibleam” Në “La Bible”, “Nouvelle edition revue” Paris, (përkthim nga origjinali hebraisht dhe greqisht)në faqën 440 thuhet : “à la montée de Gour près Yivleim”. Pra del qartë se në variantet e dy gjuhëve kryesore të njërëzimit të Biblave të autorizuara në anglisht dhe frëngjisht toponinimi quhet konkretisht “Gur”. Vërtetohet kështu që fjala shqipe gur është përcjellë si toponom dhe ka mbëtur e fiksuar në :”Librin e dytë të mbretërve” që dihet është shkruar në shekullin e IX përpara Krishtit. Madje saktësia e përmendjes së toponimit “Gur” mund të arrihet deri në kronologjinë e vitit kur ka ndodhur ngjarja e rebelimit të Jehut, i cili vrau Akazin. Kjo ngjarje ka ndodhur në vitin 841 përpara Krishtit. Mbas kësaj vrasje Jehu u bë mbret i Judesë dhe Izraelit në vitet 841- 814 përpara Krishtit. Duke parë përkthimin madhështor në gjuhën shqipe “Besëlidhja e vjetër dhe Besëlidhja e re“ nga Dom Simon Filipaj, botuar më 1994, në Ferizaj që është kryevepër filologjike e shqipërimeve shqipe në të gjitha kohërat, në faqën 448 në postshënimin nr 27 jepet një shpjegim gjeografik i vëndit ku Jehu vrau Akazian. Kështu Ibleami quhet sot Tel Belame dhe është në jug të Jeninit, gati dhjetë km në jug të Jezrahelit në rrugën drejt Jeruzalemit. Kjo do të thotë që edhe vëndi i quajtur “Gur” nuk është shumë larg Qytetit të shenjtë Jeruzalem. Do të ishte një kërkim i frytëshëm për të parë nëse ka mbijetuar toponimi “Gur” apo është ndryshuar. Ajo që është esencialisht e rëndësishme për ne shqipëtarët është se fjala shqipe “Gur” dokumentohet në tekstet biblike në një lashtësi marramendëse, përpara 29 shekujvë pra perpara 2900 vjetëve. Kjo është dëshmia më e vjetër e një fjale në gjuhën shqipe deri më sot. Nuk është aspak një zbulim i thjeshtë dhe për të nuk mund të këtë më asnjë lloj skepticismi. Miku im Petro Zheji në librin e tijë “Shqipja Dhe Sanskritishtja” botuar më 1996 flet gjerësisht për fjalën “Gur” dhe e quan një nga fjalët më të lashta të njërëzimit, një fjalë operatore që ka ndikuar në shumë gjuhë të botës, që gjendët në sanskrishten në formën “Giri” apo në latinishtën “Gravis” (i rëndë) në sllavisht “Gora” (mal) “Granica” (kufi),apo në gjermanishten “Gral” (guri i shenjtë), në greqishten “Aguridhe” (rrush i pabërë, i fortë si gur). Madje Petro Zheji krijon ekuacione etimologjike që kanë në thelb fjalën “Gur”, edhe tek emri i Gorgonës (shikimi i të cilës kthën gjithçka në gur), madje ka zbuluar se varri i Timurlenit në Samarkandë quhet “Gur – i - mirë”. Sipas Zhejit fjala “Gur” shtrihet që nga India e vjetër dhe e largët deri në skajet më veriorë të europës. Kjo është një fjalë që e kanë patur pellazgët që e kanë trashëguar ilirët dhe që është akoma një fjalë e gjallë vetëm tek një popull në botë, vetëm tek ne shqipëtarët. Madje fjala “Gur”, fjalë njërrokëshe hyn tek fjalët e para të njërëzimit dhe me konceptin e gurit lidhet dhe subjekti kozmogonik apo miti i Deuklaonit dhe të gruas së tijë Pyrras që mbijetuan mbas një katastrofe dhe për të krijuar njërëzimin hodhën pas shpine eshtrat e tokës, që janë gurët. Nga gurët që hodhi burri lindën burra, dhe nga gurët që hodhi gruaja lindën gra. Ky koncept që jeta del nga guri ka mbijetuar tek miti i hyjnisë Mithra , që gjoja ka dalë nga brëndësia e një shkëmbi (Petra Genetri).
Interesante është që në kryeveprën poetike të poetit të madh romak Lukani (shek.I-rë pas Krishtit) të quajtur “Farsala” libri i VI po tregohet beteja historike në qytetin e Durrësit midis Cesarit dhe Pompeut, përmendet në një varg edhe emri i shkëmbit të madh i quajtur sot “shkëmbi i Kavajës” . Lukani thotë shprehimisht që “banori taulant e quan Petra”. Në fakt “Petra” është greqëzimi i toponimit “Gur”. Kaq e vërtetë është kjo sa që në dokumentet mesjetare përmendet kisha e Shën Kollit (Nikollës) e “Gurit” që më vonë në gojën e shqipëtarëve ka vënë emrin e fshatit “Shkallnur” (Shën Kolli i gurit = Shkallnur). Kjo do të thotë që emri “Gur” i këtij shkëmbi në jug të qytetit të stërlashtë të Durrësit ka mbijetuar në të gjitha kohërat pamvarësishtë nga kronikanët latinë apo grekë që kanë përdorur fjalë të ndryshme ose emra të tjerë për këtë shkëmb të madh, është trashëguar emri fillestar nga thellësitë e kohërave. Madje edhe emri i ishullit të Sazanit pranë Karaburunit lidhet me latinishtën vulgare “Saso” , që do të thotë “Gur”. Kjo do të thotë që në herëshmëri ishulli i Sazanit është quajtur ishulli “Gur”. Ky fakt ndërlidh ishullin e Shqipërisë me atë subjektin homerik të “Guras Petras”, që kemi folur më sipër. Është e njejta llogjikë emërtimi ku për parësi ka emri i stërvjetër “Gur” . Siç u shpreha më sipër fjala shqipe “Gur” është emblema më e vjetër gjuhësore e gjuhës shqipe në të gjitha kohërat.


Marrë nga libri "Mes Laokontit dhe Krishtit" i autorit Moikom Zeqo.
Link versioni italisht :
La parola albanese “Gur” si ritrova nei testi biblici sin dai tempi più remoti, a partire da 29 secoli fa.