domenica 8 novembre 2009

Varret “Vend-Kahrun” të Tarquinisë (2)

-Pjesa e dytë-

Gjithashtu në varrin Vend-Kahrun, përballë hyrjes ka një mbishkrim përmbi mur zbukuruar me një zbukurim të dyfishtë, ku dafina ndërthuret me një shirit të kuqe të errët: bashkësia e kësaj pikture materializohet në numrin 8 horizontal. Në fillim 8-ta është i madh, pastaj shkon duke u zvogëluar për të përfunduar me një degë që shkon lart. Siç dihet, numri 8 ka qënë gjithmonë simboli i infinitit, dhe kjo pikturë mund të simbolizojë rrugën që i vdekuri duhet që të ndjekë, për arritur nga “infinite” të vegjël e deri në fundin e Gjithë Universit.

clip_image002[5]

Pelasgo-Etrusco

Albanese

ANI

Ana

NAS

Nash (neve)

ARNO

Arno

CE

LUS

Lus

THANKHEI

Thanje (gojore)

LUS

Lus

ATI

Ati

A

â (që ka)

LA

La (lënë)

FILS

Fisin

XXXIX

39? (vjeç?)

Në këtë mbishkrim fjala ARNO meriton një analizë të veçantë. Në të shkuarën ARNO do të thoshte KRIJUES dhe ndoshta për këtë arsye i ka dhënë emrin lumit rreth të cilit janë krijuar qytetërime të mbëdhaja siç është Firence. ARNO në gjuhën shqipe ka humbur kuptimin fillestar të saj dhe sot do të thotë thjesht restauroj.

Marrë nga libri L’etrusco lingua viva e autores Nermin Vlora Falaschi

Nessun commento:

Posta un commento