domenica 29 novembre 2009

Pirro II

Pirro II (319 – 272 para Krishtit) mbretëroi në Epir nga 295 deri më 272 para Krishtit.

Ky mbret epiriot (me zanafillë thrako-ilire, ashtu si Aleksandri i Madh) donte të ripërtërinte bëmat e Aleksandrit të Madh. Ai fillimisht sulmoi romakët, të cilët i mundi në Herakle në vitin 280 para Krishtit dhe në Asculum në vitin 279 para Krishtit. Fitorja e fundit u arrit me shumë vështirësi dhe është zanafilla e shprehjes “fitore si e Pirros”. Pas shpartallimit të tij nga romakët në Benevento Në vitin 275 para Krishtit, ai u sul për pushtimin e Greqisë. Gjatë një prej ekspeditave të tij ai gjeti vdekjen, siç na thotë legjenda nga një tullë që i ra mbi kokë. Shënojmë kalimthi se përkrenarja e famshme kelte me brirë (cjapi apo dashi) që mbante Pirro II ishte e ngjashme me atë të Aleksandrit të Madh. Të njëjtën përkrenare mbante heroi kombëtar shqiptar Gjergj Kastrioti i mbiquajtur Skëndërbeu (1405 – 1468). Kjo emblemë mbretërore u bë edhe emblema e mbretit Zog I i Shqipërisë (1895 – 1961). Aleksandri i Madh është cituar shumë herë në Kuran me emërtimin “Aleksandri me dy brirë (Al Iskandar Z’ul Karnain). Kjo vërteton më së miri zanafillën e përkrenares me brirë që mbahej nga sovranët, në veçanti nga ata me zanafillë thako-ilire.

Ja disa shembuj të tjerë që vërtetojnë përkatësinë e epiriotëve dhe në veçanti të Mollosëve me etninë pellazge. Para së gjithash dhe së pari, emri Mollosë në shqip do të thotë malësorë . Në të vërtetë fjala malësor, malësi apo malës rrjedh nga rrënja parahelene dhe aq më tepër pellazge Mal, e cila kuptohet mjaft mirë në gjuhën shqipe. Shënojmë se malësorët me zanafillë thako-ilire ishin shtatlartë (ashtu si në kohët e sotme shqiptarët e veriut) në raport me grekët të cilët ishin më trupvegjël.

Më tej dhe së dyti, emri Pirro (Pirrohs) që do të thotë burri në gjuhën shqipe, rrjeth nga pellazgo-shqipja burrë, që do të thotë trim i mirë dhe burrë kreshnik. Nëse fjalës burrë i shtohet prapashtesa greke os kjo na jep burros (burrë-os) e shëndruar nga grekët në Pirrohs. A nuk është kjo një nga cilësitë e Akilit? Për ti mbushur me lavdi elitat, fisnikëria apo njërëzit e shquar të Epirit, shpesh ata i quanin fëmijët e tyre Pirrohs apo Neoptoleme. Së fundmi siç kemi vërejtur më sipër, një nga mbretërit e fundit të Epirit quhej Pirro II. Luftëtarët e këtij të fundit e quanin atë Shqiponjë. Si rrjedhojë ata do të bëhen fëmijët e shqiponjës. Qysh nga kjo epokë shqiptarët vazhdojnë të quhen bijtë e shqipes, d.m.th. në gjuhën e tyre Shqiptar. Sot janë të huajt që i quajnë ata Albanias, Albanian, Albani, Albanese.

Marrë nga libri MIKENËT=PELLAZGËT, Greqia ose zgjidhja e një enigme i autorit Mathieu Aref

1 commento:

  1. Koncepti i kombit varet nga kujtesa kolektive, e cila ka ardhur deri në ditët tona prej dy burimeve:Gjuhës së shkruar dhe gjuhës së folur.
    Në të kaluarën,qeveritë,fuqitë e ndryshme individuale dhe shpirtërore përdornin shumë mënyra për të drejtuar kujtesen kolektive,krijuar atë dhe vecanërisht;krijuar kujtesën kombëtare.Shkrimi i dalë nga dyert e monarkëve dhe kishave,ka modeluar kujtesën e llojit A,e quajtur sot “historia zyrtare e së kaluarës”.
    Çështja,për ne njerëzit modernë,duhet të ishte;Si të gjejmë të vërtetën për të kaluarën,dhe pastaj krahasuar e ballafaquar të Vërtetën me historigrafinë zyrtare.
    Dy kombe,ose më shumë,që kanë bashkëjetuar afër njëritjetrit dhe që bashkëndjanë historinë e tyre të së kaluarës,duhet të përballojnë të vërtetën e paanëshme të së kaluarës sëbashku,në mënyrë të tillë që të mënjanojnë gabimet e ardhura nga krijimi falls,shtrëmbërimi I qëllimshëm dhe përdorimi i mëvonshme i kësaj lloj “historie”.Pasi i kanë dhënë “Historisë”,vetë ata “A”-të,formën zyrtare,ose atë opinionative “shkencore”,ata lënë mundësinë e veprimit të organizuar shtetëror në një të ardhme,të afërt ose të largët.
    Shqipëria dhe shqiptarët,kanë pasur shumë raste ekzemplare historike,ku përmëndin më të dëmshmet per ne,ato të shekullit modern të fundit;Çamërinë,në fillim të shekullit dhe Ndodhinë e Kosovës,në mbyllje të tij,të shkaktuara nga A-“Historia” e shkruar në mënyrë të njëanshme. Grekët dhe Sërbet(jo populli),me kishat e tyre të famshme ortodokse,në fillim ndërtuan “historinë shkencore” të fushë Kosovës dhe Çamërisë,dhe pastaj vepruan Milosheviçët dhe Zervat,të bindur tashmë për vërtetësinë e kesaj “Historie”.
    Për kombin Shqiptar,gjuha Shqipe ka modeluar kujtesën kombëtare,megjithëse në shumë raste kundërshtuese,gjë që nuk u ka pëlqyer dhe u pëlqen të gjithëve.
    Të harrojmë historinë tonë,të mos e vazhdojmë proçesinë e “rrezikshëm” të kërkimit të vërtetës reth saj,dobëson themelet mbi të cilat kombi ynë është ndërtuar me pasojë shumë te rrezikshme në të ardhmen tonë.
    Themeli mbi të cilën është ndërtuar ky komb është GJUHA SHQIPE.
    Lufta kundër gjuhës Shqipe ka pasur si qëllim kryesor zhdukjen tonë përfundimtare kombëtare;njerëzore dhe tokësore.
    Prandaj gjuha Shqipe nuk ka histori të shkruar në “Historinë” e tipit A,prandaj ajo është “shuuumë e varfër”,prandaj ka “shuuumë huazime”,prandaj nuk ka “shumë fjaaalë”,nuuk dhe nuuk….
    Për pak gati sa nuk thuhet :” E keni kot këtë gjuhë.Ndërrojeni me mirë me gjuhën Greke,ose Serbe,ose Italiane,ose …..”.
    Në të vërtetë,gjuha Shqipe është NENA gjuhësore Europiane.E lashtë dhe moderne njekohësisht.E pasur dhe e varfër njëkohësisht.Zonjë që rri lart në majën e krijimit zgjuarsor njerëzor.Nuk duhet të jemi vetëm ne Shqiptarët krenare për këtë krijim të jashtëzakonshme me emër :Gjuha Shqipe.Ajo është në rrënjë të çdo gjuhe Europiane.Atë e përdorin sot të gjithë.Ajo i bashkon të gjithë kombet europianë ne nji komb;kombin Europian.Ajo ka qënë gjuhë e kaluar e tyre,një gjuhe e vetme.Ashtu si ka qënë e kaluara gjuhësore duhet të jetë dhe e ardhmja gjuhesore,me një gjuhë të vetme.Prandaj ajo është e lashtë por është edhe moderne njëkohesisht.Ajo është e varfër,sepse aq pak ne arrijmë ta kuptojmë atë sot.Ajo është me e pasura e gjuhëve,sepse ajo i katë gjitha Brenda saj.
    Unë mendoj që nuk do të jetë e largët e dita kur ky fak do të njihet nga të gjithë.
    Atmir Ilias

    RispondiElimina