nga  Alberto G.Areddu

clip_image001[5]

Ndoshta ju ka qëlluar rasti të shkelni nëpër shtëpi, në guzhinë ose në kantinë ndonjë buburrec,  mirë pra (keq, pajisuni menjëherë me DDT), është mëse e sigurtë se duke e shkelur keni ndier një farë kënaqsie  të ngazëllyer kur keni dëgjuar zhumën posht këmbes suaj dhe kushedi sa herë keni lëshuar thirrmën e parespektueshme në drejtim të insektit të ngordhur: "creba, malaitta sasaja" (ngordh buburrec i mallkuar), (ose në bazë të zonës ku ndodheni: sisaja, sesaja, babbasaja, mashkullore babbusau).

Dijeni se duke vepruar në këtë  mënyrë për gjenerata me radhë për të vrarë atë kafshë të neveritshme, kemi shpëtuar një fjale antike (falë zotit që buburrecat nuk u shfarrosën, edhe sepse sot nuk do ta kishim të ruajtur këtë fjalë).

Nëse egzaminojmë Enciklopedinë Rubattu do të shohim se kemi shumë mënyra  për të emëruar buburrecin:

scarafaggio(it) buburrec (sh) nj.m. zool. (Blatta orientalis) [cockroach, blatte, cucaracha, Schabe] carrabusu (lat. CARRUM + piem. büsa), babbasau, babbajotzedda f., babbasaju, babbasaja, babborottu, cadalanu, caddalanu, cadalana f., cadelana f., cadenale, carraffazu, catalana f., iscortone, paulina f., terriolu, pabasale, noeddu de Frantziscu mannu (L), babbarrottu, babbarrotzu, bobborrottu, sisaja f., bisasa f., babbaluccu, carraffone, scarraffone, iscrapione, scarfone, garrappiu (N), pretta f., prettedda f., scarfajoni, scraffajoni, scraffioni, scraffaioi, scarafàcciu, carrabusu (C), caddarana f., sasàia f. (S), babbasàiu, carrabusu, mangoni (G) // tintirriolu (L) “një specie buburreci me krahë”

blapo (gigante) nj.m. zool. (Blaps mortisaga) [bug, blatte, blata, Schabe] sasja f., sasàgia f., sesàgia f., sesaja f., sisàgia f., sisaja f., sisaza f. (prerom.), babbasau, cadalana f., cadelana f., cagalanu, grìglia f., melaghe (L), sisaja f., sasaja f., pretta f. (sp. prieto), brattedda f., sulafigu, candulittu (N), babbaiotzedda f., babballotti, brabetta f., cadelanu, curri-curri, mùsulu, perta f., perta pùdiga f., pettedda f., prattedda f., pretta f., prettedda f., sulafigu (C), caddarana f., sasàia f. (S), babbasàiu, mangoi (G).

Është interesante të theksohet fakti i përdorimit të  fjalës cadalana  për të nxjerr në pah se parardhësit tanë nuk kishin dhe aq simpati për  Katalanët (për arrogancën  dhe fisnikërine fallse të shpirtit të tyre), dhe se si përkufizuan  buburrecin me emërimin paulina “kafshëz e llumit të kënetave”

Në mes të gjith kësaj  kemi emërimin  sasaja, sisaja, sesaja, origjina e të cilit ka ngelur në mënyrë misterioze akoma e pazbuluar (në fakt Wagner ne  DES thotë se: “ndofta  pre-latine”).

Midis formave të ndryshme të risjella gjejmë edhe formën Logudoreze  melaghe, e cila është çelësi për të kuptuar fjalën sasaja.    Fjala  melaghe  rrjedh nga greqishtja melas që do te thotee zezë .  Në lidhje me prezencën e këtij gjreqizmi (gjetur në Oschiri) në gjuhën sarde, egzistojnë opinoione të ndryshme:

-    sipas studjuesve Wagner dhe Pittau fjala është një huazim antik nga greqishtja (bëhet fjale për greket e Focea të cilët ndofta kanë kaluar  në Gallura në shekujt  VI-V para erës sonë); 

-    ndërsa sipas mendimit tim  kemi të bëjmë me një fjalë me origjinë greko-italike e sjellë nga ushtitë romake të cilat ishin të përbëra në pjesën më të madhe nga ushtarë italik;

-     sipas studjuesit fetar Paulis ka mbërritur me anë të mistikëve fetar bizantin (të cilët në Condaghes ndanin midis tyre skllevërit, po aq katolik sa edhe ata , për tu punuar tokën).

Atëherë,  kjo fjalë na ofron çelësin semantik, pasi nëse kemi një formë sarde që frymëzohet nga ngjyra e zezë (është e zaknshme për buburrecin bumballë, pasi ka edhe buburreca të tjerë në ngjyrë kafe ose jeshile), mund të hipotizojmë se kanë lindur edhe emërtime të tjera të frymëzuara nga kjo trajtë.

Pra misteri mund të zgjidhet: shqipja përdor për të treguar ngjyrën e zezë fjalën “zi” , që në femërore bën zeza/zezë (lexo: sesa, “Z” e shqipes është si –S- jonë sarde e "caso" (rast), ose "kasu"; shkronja “ë”  është si “e”  e napoletanëve quannë –“quando” – “kur”).

Fjala është antike:  në onomastikën e emrave thrakë gjenden shumë Sis, Zis  që studjuesi Georgiev  i cili shquhet në këtë fushë, i interpretonte  si tregues të të “zezës”.

Prapashtesa  -aja në gjuhën ilire haset shumë shpesh, ndërsa tek ne shfaqet vetëm në pak fjalë (e kam fjalën për gjuhën sarde në përgjithsi, pasi në Logudoro  eshtë edhe refleks i shqiptimit të një tingulli qiellzor të latinishtes -ACULA), që janë në pjesën më të madhe misterioze.

Në shqip ja dëfton formën femërore të specifikuar (për prapavendosje, tipike në gjuhën shqipe dhe rumene): “zeza –ja” (pra “e zezja”) e kundërvënë fjalës zeza/zezë”.

Pra një mbiemër kaq tipik shqiptar, duhet të jetë antik edhe tek ne,  por nuk e dimë sesa. Duke u bazar tek fakti se në Sardenjë bashkë me Italikët erdhën edhe Mesapët  (që i bie të jenë Salentinët e sotëm), të cilët ishin pasardhës antik të Ilirëve të ardhur në gadishullin Italik në Mijëvjeçarin e parë, në studimin tim kam prezantuar idenë se fjala mund të ketë mbërritur në epokën romake falë rrjedhjes gjuhësore  të fjalëve  të tyre në latinishten krahinore të Pulias.

Por mund të jetë me të vërtet antike, që në rrethana të tjera do na lidhte ngushtë me këtë popull të jashtëzakonshëm që banon në Ballkan dhe që quhen Shqipëtar (i vjen apo jo mirë dikujt).

Pikërisht për këtë arsye  fjala  “sasaja” nuk është gjë tjetër veçse "zezakja,  zezakja e pistë, e mallkuara".

(përkthimi nga Brunilda Ternova)

Burimi: Sardo-Illirica

0 Comments