domenica 4 ottobre 2009

Akili

Emri Eperios, Epeiros, shpjegohet nga shqipja: Epëri do të thotë “diçka që është sipër, lart, përtej” (Greqisë). HomeAkili dhe Thetiri njihte vetëm emrin Thesproti, emër që zëvëndësoi atë të Pellazgjisë (Heredoti II 56). Në të vërtetë sipas disa autorëve të lashtë, Epiri bashkë me Pelasgiotidën ishte Argosi pellazg i Homerit (Thesalia) dhe Arkadia, një nga zotërimet më të rëndësishëme të pellazgëve. Pikërisht në Dodonë të Thesprotisë, këta të fundit zotëronin vendin e shenjtë dhe të famshëm të tyre kushtuar “Zeusit dodonas dhe pellazg”. Ja lutja që Akili i drejton Zeusit (Iliada XVI, 236 – 237):

“Zeus mbret dodonas, perëndi e kaherëshme, Pellazge që mbretëron në Dodonë, në këtë vënd të ashpër të Sellëve, profetët e tu me këmbë të palara kurrë, të cilët flejnë përdhe! Ti nuk ke refuzuar të mi përmbushësh dëshirat e mia dhe ti dërrmosh Akenët për të më nderuar”.

Ky paragraf, një nga më të rëndësishmit dhe më të qartët e poemave homerike (paragraf i kaluar pa u vënë re, apo në heshtje nga pjesa e madhe e autorëve) është dyfish domethënës. Para së gjithash Homeri vetvetiu e njihte zanafillën pellazge të Akilit, të cilin Zeusi perëndi e Pellazgëve e mbron kundër Akenëve. Pastaj Homeri shpreh qartë zanafillën Pellazge të fesë, e cila me disa përjashtime do të behet e grekëve. Edhe emri i vetë Akilit shpjegohet falë shqipes së sotme. Shpjegimi i emrit epiriot të Akilit shpjegohet me fjalën Aspeitos , fjalë që rrjedh nga rrënja A’shpeit që do të thotë i shpejti në gjuhën e Pellazgëve dhe kësisoj në gjuhën shqipe. Grekët e shpjegojnë emrin e tijë me i papërshkrueshmi i madh (cf Plutarku Pyrrhos I, 3 – Aristoteli fr 566 R) . Ky interpretim grek nuk përkon aspak me epitetet e përdorura nga Homeri për të cilësuar Akilin. E njëjta gjë është edhe për një emër tjetër grek të Akilit Akileus ka kuptimin si pa buzë në greqisht. Ky emër shpjegohet gjithashtu në shqip Aq i lehtë. Sido që të rrotullohet problemi, gjuha shqipe është e pagabueshme.

Gjithashtu falë gjuhës shqipe shpjegohet edhe emri Uliksi (Odhisseus) që do të thotë udhëtari në gjuhën shqipe (Udhësi) . Si rrjedhojë emrat e dy heronjve më të shquar të poemave homerike, Akili për Iliadën dhe Uliksi për Odisenë, shpjegohen falë gjuhës shqipe.

Në dy poemat e Homerit (Iliada dhe Odisea) kam zbuluar 58 citime përsa i takon Akilit, ndër të cilat 18 kanë lidhje me nocionin e shpejtësisë (Akil i shpejti , Akili me këmbë të lehta, të palodhura apo të shkathëta), nocioni i hyjnorit gjithsej 11 herë, pastaj 25 përsa i përket fisit të tij (Easidi, Peleidi, bir i Peleut) dhe më në fund 4 citime për epitete të tjera të ndryshme. Është e qartë se Easidi është jo vetëm i shpejtë por edhe hyjnor. Kjo vërteton krejt zanafillën e tij pellazge: emri i tij, feja e tij dhe vendi në hierarkinë e hyjnore ( bir i perëndeshës Tetis, emri i së cilës, gjithashtu emër pellazg do të thotë det, oqean). Megjithatë ja ç’farë na thotë Plutarku (jeta e Pirros 1/3):

Prej aty [vendi i shenjtë i Dodonës në viset e Molosëve, mbretëria e birit të tij Neoptoleme] Akili u prit me ndere hyjnore në Epir , ku ai quhej në gjuhën e vendit, Aspetos”.

Plutarku e dinte mirë se banorët e vendit të Molosëve apo të Thersprotëve apo kësisoj banorë të Dodonës flisnin një gjuhë ndryshe nga greqishtja, flisnin gjuhën e vendit na thotë ai.

Marrë nga libri MIKENËT=PELLAZGËT, Greqia ose zgjidhja e një enigme i autorit Mathieu Aref

1 commento: