domenica 13 settembre 2009

Varri Golini I

 

Më 1865 në Umbria zbulohen dy varre etruske të pikturuara. Këto varre njihen me emrin e atij që i zbuloi: Golini. Më 1951 shumë të dëmtuara pikturat u vendosën në muzeun arkeologjik të Firences. Në magazinat e këtij muzeu ndodhet një kopje me madhësi natyrore e pikturave të varrit Golini I. Ky varr ka formë katrore me përmasa 5,35 x 5,20m. Sipas studiuesve italianë, pikturat në varrin Golini I, paraqesin pamje të një banketi mortor, që kryhet në botën e përtej varrit për nder të zotave dhe të një banori të ri të sapoardhur. Pikturat ndahen në tri pjesë. Pjesa e përgatitjes së festës, ku punët duket se i bëjnë skllevërit, pjesa e personave të shquar për të cilët shtrohet banketi, dhe pjesa e mbërritjes së të sapoardhurit.

Çdo personazh i pjesës së parë ka të shënuar pranë me ngjyrë të zezë dy fjalë. Etruskologu Paolino sugjeron “se këto shkrime tregojnë më tepër detyrat ose funksionet e skllevërve, sesa emrat e tyre të përveçëm”, por pa kuptuar se për çfarë detyre ose funksioni bëhet fjalë.

Ajo që më bëri përshtypje të madhe, sapo pashë këto vizatime, ishte skena e parë, aty paraqitet përgatitja e mishit për banketin. Mbi një tra kasapi duken të varur një ka i therur, një dhi, një lepur dhe disa shpendë. Pranë tyre vihet re kasapi që me hanxhar në dorë, ngritur mbi kokë qëllon mbi një trung mishi. Mbi figurën e kasapit është shkruhet: THAR..:KAO.

THAR KAO

THAR KAO

Tek të dy fjalët mungon ndonjë shkronjë, por edhe kaq sa janë të bëjnë të kuptosh : THER KAUN (mund të ishte p.sh. THARNA KAON)

Mbas kasapit është figura e një femre shërbyese, e cila duket se del nga vendi ku theret mishi. Ajo mban me kujdes në dorën e majtë një gotë të mbushur, ndërsa në dorën e djathtë mban diçka tjetër. Pranë kësaj figure është shkruar : THARMA ML.RUNS, ku në fjalën e dytë mungon shkronja e tretë. Mua më duket se vajza mban në dorën e majtë tharmin e banketit të mbledhur në gotë. Ky tharm mund të jetë gjaku i kaut të therur. Në dorën e djathtë vajza mban shenjën e sakrifices të bërë, p.sh. mëlçinë e kaut të therur.

Pra : THARMA ML.RUNS mund të ketë kuptimin : THARMA MBLEDHUN.

Më tej dy figura që paraqiten duke punuar dhe rregulluar tavolinat e banketit dhe pas këtyre vjen një figurë që është duke i rënë një cyle dyjare. Këta personazhe shoqërohen me shkrime që unë nuk i kuptoj. Figura e gjashtë sipas radhës (nga kasapi) është një djalë që po bluan një havan të veçantë. Djali nuk bluan me të goditur, por duke thërrmuar me të shtypur. Vizatimi shoqërohet me këtë shënim: PAZU MULUANE.

PAZU MULUANE

PAZU MULUANE

Mua më duket se këtu kemi formën pa zu bukën, pa zu kosin, pa zu djathin pra pa zu mbluanë. Po të ishte shkruar paza muluane do ti shkonte më shumë tipit të havanit që djali po bluan, pa zhurmë, pa zë. Më tej faqeve të mureve ka edhe shumë shkrime të tjera në mes të të cilave unë dallova fjalë të cilat më lanë të kuptoj se në banketin e pikturuar kishte çdo gjë që duhet: pjestarët e ceremonisë, shërbyes, muzikantë, qënie mitologjike, një i sapo ardhur i lartë, një lajmëtar madje edhe qënie të mposhtura të botës së përtejme si KRANKRU, i cili jep idenë se mund të jetë një kafshë që bren, kruan krenat, kafkat. Kemi edhe një qënie tjetër mitologjike KURPU , I cili mund të jetëpersonifikimi i KURPË – s. Të dyja këto qënie janë nën divan, pra të mposhtura nga banorët e varrit të përbashkët.

Secili prej banorëve të varrit të përbashkët bën lutjen e tij. Secili I drejtohet të lart – it (larth), i luten t’i fali (felinies, felth) sepse me fis (me fis) ose me fëmi (me fmi) klajnë (klan) duke kërkuar shumë falje (felusum). Ceremonia e lutjeve është e përjetëshme. Ajo është e njëjtë për çdo banor të varrit, pavarsisht nga koha kur ka mbërritur aty. Ata që e ndërtuan banesën e përbashkët, zgjodhën pikturimin me temë të përjetshëme të mureve, sesa pikturimin çdo here të tyre, të kushtëzuar nga ardhja e një banori të ri.

Marrë nga libri Një shqiptar në botën e etruskëve i autorit Ilir Mati

1 commento:

  1. nuk e kuptoje pse studiuset injorojne tezen qe gjuha Etruske mund te deshifrohet ose perkthehet me ane te gjuhes Shqipe.

    RispondiElimina