Folja “them”, në shqip do të thotë edhe tregoj, mendoj, Thot / Hermes Trismegisti gjykoj. “Thotë” pra nënkupton ai që tregon, mendon, gjykon.Nëse i studiojmë më nga afër atributet e perëndisë egjiptiane Thot, vërejmë një ngjashmëri turbulluese me fjalën shqipe “thotë”. Në të vërtetë perëndia Thot ishte perëndia e dijenisë dhe e të shkruajturit. Ajo paraqitej me një kokë të Ibis-it dhe shpesh shoqërohej nga Anubis (perëndia me kokë çakalli që dërgonte të vdekurit në botën tjetër). Të dy përpara Osiris-it duhet të shyrtonin drejtësinë përpara peshores (peshimi i zemrës së të vdekurit, të cilit sapo vdiste, kopja e tij krahasohej përpara Osirisit që ndihmphej nga dyzet e dy gjykatës). Thot në epokën greko-romake krahasohej me Hermesin Trismegisti (Mërkuri i Romakëve). Çuditërisht kjo perëndia e fundit, në mitologjinë e ashtuquajtur greke, shpiegohet falë gjuhës shqipe ( shiko këtë emër te “përputhje gjuhësore”). Me pak fjalë Hermes shpjegohet nga “Err mes”, në dialektin geg të Shqipërisë së Veriut, që do të thotë “ Unë vras terrin” apo ai që vret ose sfidon terrin. Një nga funksionet zanafillore përpara mbërritjes së Grekëve ishe ai i drejtuesit të shpirti të të vdekurve drejt banesës së fundit të tyre, d.m.th. “ bota e përtejme” (terri). Fjala “ Trismegiste” shpiegohet gjithashtu falë gjuhës shqipe. Kjo fjalë, të cilën Grekët e shpjegojnë “ nga ana fonetike” nëpërmjet “tri herë më i madh”, shpesh shoqërohej me Hermesin. Gjiithsesi legjenda tregon se Hermesi e krijoi “lirën” falë zhguallit të breshkës, të cilën e përdorin si kuti rezonance dhe zorrët si tela e saj. Pellazgët e asaj kohe e cilësonin atë me “ Err mys- Kris me gishta” d.m.th. “ermesi që i bie me gishtat e tij”. Ky instrument, si pasojë e një këmbimi u bë “lira” e Apollonit. Kjo është kuptimplotë! Përsa i takon perëndisë egjyptiane Thot të përdorur në titullin e librit “Thotë fliste shqip” të Xhuzepe Katapanos ( botuar në Romë në vitin 1984) dhe analiza që ai bënë në onomatikën pellazgo-shqipe.

Marrë nga libri i autorit Mathew Aref, Shqiptarët odisea e pabesueshme e një populli parahelen

0 Comments