image

Mbishkrimi është gjetur më 1886 në fshatin e Kaminias të ishullit Lemnos, nga dy anëtarë të shkollës Arkeologjike Franceze të Athinës, dhe u botua po atë vit në buletinin e kësaj shkolle (G. Cousin dhe F. Durrbach, Bas-relief de Lemnos avec inscriptions. Bull . d. corr. Hellën. 1886, 1).

Që nga kjo datë është shkruar shumë për deshifrimin dhe gjuhën e këtij mbishkrimi. Studiues të ndryshëm kanë mendimin që ky është shkrim etrusk.

Stela është gur varri mbi të cilin kanë vizatuar profilin e kokës të një luftëtari me ushtë. Rreth e qark figurës së luftëtarit si edhe anash pllakës është shkruar me alfabet, të cilin dijetarët e kanë përcaktuar si të shekullit të VII p. K.

image Stela e Lemnosit

Ka disa dhjetëvjeçarë që dijetarët merren me deshifrimin e këtij shkrimi. Ata i janë afruar epigramit bazuar në gjuhët e lashta si latinishtja dhe greqishtja e vjetër, por pa ndonjë rezultat bindës. Në këtë shkrim ne do të marrim në analizë disa studiues që janë përpjekur të deshifrojnë mbishkrimin e stelës së Lemnos me anë të gjuhës shqipe.

Studiuesi francez Zaharia Majani , në librin e tij “Fundi i misterit etrusk, Tiranë 1973” shkrimin mbi stelë e lexon në këtë mënyrë:

1. holaiez naphoth, 2. maras mav, 3. sialXveiz, aviz, 4. evisth zeronaith, 5. zivai, 6. aker tavarzio, 7.vanalasial zeronai morinaial.

“Holaiez, nip i Ziazi, ka qënë maru gjatë 39 vjetëve. Gjatë tërë jetës së tijë pranë Zerona të këtij lokaliteti, ka qënë kryeprift i tempullit të Zeronës të Mirianës”.

Holaiez thotë autori është emri i heroit. Zerona është perëndeshë që adhurohej në Lemnos, kurse Miriana është emër qyteti.

Nermin Vlora Falaschi, në librin e saj “L’etrusco lingua viva, Roma 1989” shkrimin mbi stelën e Lemnos e lexon kështu ( me shkronja të mëdha është transkiptimi i epigramës, kurse në kllapa korrespondimi në shqip sipar autores):

ZI A ZI (zi a zi), MARAZ (maraz), MAF (maf = vello e zezë), ZI APKH (zi ape), FEIS A FEIS (fisve a fis), E FIS TH, H (e fis, th, h), ZER O NAI TH (zer, oh nai,th, zer = me kap), SI FAI? (si faj?), AKER (acër = gropë) , TAF (taft = fron), AR (ar), ZI, TH( zi, th), FAMA (fama), PA (pa), ZI AP (zi u hap), ZER,O (kap është), NAI (për ne), MORI (mori), NA IP (na hip), HOPAIE (hopthi), ZI MATH H, TH (zi math, h, th), SI FAI? (si faj?).

Zonja Falaschi në librin e sajë vetëm i rrjeshton fjalët që ka lexuar mbi stelë, duke vënë për bri fjalët korresponduese shqipe me përkthimin italisht dhe anglisht pa dhënë shpjegimin përfundimtar, se me çfarë kuptimi del sipas saj në tërësi shkrimi.

Robert D’Angely në librin e pestë “Sekreti i epitafeve” të veprës së tijë “Enigma, Tiranë 1998” , mbishkrimin e stelës e cilëson si mbishkrim pellazg. Ky studiues e lexon kështu epigramin:

image Epigrami i traskiptuar nga studiuesi Robert d’Angely

I

1) O LLAJ QË NJEF ZIT’ E TUA, 2) MARAS MAJ;

3) SIALLI KU QË AVIS 4) VISET E TU: SHËRON AITH

5) SIVA 6) LA MALA SIELL, SHËRON AI MORINASIT

7) AHERE O TAVARAZ.

II

1) O LLAUZ (KUR) SI PHOKJA SOLI (U SUL): SHPËTONTE AITH VISTHIN E TI

2) DHE TË NDERONTE, RRO ME, O HARALI, SIFAJ (rro)

3) EPTE ZI, U ARRATIS PHOKJA, SIVAJ;

4) AVIS, U SUL KY QË, MARAZI IM, AVIS; AH, UMBI AU.

Në mbishkrimin e parë thotë autori i vdekuri TAVARZI HARALI nga MYRNIA, qytet i ishullit të Lemnosit, lavdërohet sepse ka shpëtuar atdheun nga pushtimi i fqinjëve që banonin né gadishullin e Trakës. Në mbishkrimin e dytë thuhet se heroi ka shpëtuar atdheun nga pushtimi i foceasve, ndonëse u vra para se të mbaronte beteja. Dhe gdhëndësi e njofton të vrarin se fitorja u arrit nga bashkëatdhetarët e tij. Megjithatë fatkeqësia nuk u shmang, sepse armiku i parë, fqinji i Trakës, arriti përsëri ta fuste atdheun né skllavëri. Kështu heroit i bëhet thirrje, që të ringjallet, dhe të dalë sërisht për të shpëtuar atdheun.

Studiuesi Ilir Mati në librin e tijë “Një shqiptar në botën e etruskëve, Tiranë 2000” e lexon kështu shkrimin mbi stelën e Lemnos:

HOPIAE : S : NA FOTH SIASI

MARAS : MAF SIAPYFEIS . AVIS E FIST:

SERONAITHSIVAI

VAN APA SIAP : SERON AI MO RINAIP AKER:

TAVARSITH

Fjalët e theksuara me vizë poshtë autorit i ngjajnë me fjalët shqipe :

HOP AI E, NA, ZI, A(ËSHTË), MARAZ, SE RON AI ZIVAI, TU VAR ZITH.

Kuptimi do të ishte kështu:

Hop ai e zë na thotë zia është zi.

Hidhërim të madh si jap né fis, nga fisi né fis se ron ai zivaj.

Van ? si jap se ron ai megjithëse ri ai pak te varri i zi.

Sipas studiuesit Ilir Mati ky interpretim del më i thjeshtë se shumë të tjerë të bërë nga studiuesit që ne përmendëm më sipër.

Megjithatë shkrimi i stelës së Lemnosit ka mbetur ende një enigmë. Në qoftë se një ditë këtë enigmë do të mund ta zgjidhim me anë të gjuhës shqipe, atëherë do të kemi edhe provën e pakundërshteshme që gjuha pellazgo shqipe është shkruar që në shekullin e VII p. K. dhe mbi të gjitha në një territor që të gjithë e quajnë grek.

2 Comments

  1. eshte nje artiuill shume interesant. por per hir te se vertetes duhet te thuhet se studiues te tjere jane perpjekur ta perkthejne me ane te gjuheve te ndryshme nga ajo shqipe.

    ReplyDelete
  2. Unë jam i sigurt që ky mbishkrim i stelës së Lemnosit tashmë nuk është më një enigmë, aty flitet shqip dhe vetëm shqip kam prova të tjera që mundem ta vërtetoj katërcipërisht dhe askush nuk mundet të më kundërshtoj! ...
    Ja dhe versioni përfundimtar deshifruar nga unë Aleksander Hasanas (Mili Butka*)
    HOGIES NA FOT SI ASI MARAS MATH SI ANE YFIS AFIS EFISTO SE RON AIT' FAMAIA SI ANE SE RON AI MORIN HAG AHER TEFARESI O SIFAI. ... pra në të sotmen shqipe = HOGIES NA THOTË SE ASHTE NË MARAS TË MADH SI JANË FISI DHE JO FISI, E FESTONI SE RROJNË ATA, FAMILJA (fëmija) SI JANE SE RRON AI,ATEHERE THERISNI (gezoi) O SI THA AI.

    ReplyDelete